Nga data 28 deri më 31 gusht, USAID/Shqipëri, USAID Kosovë dhe USAID Maqedonia u zhvillua “Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor” , organizuar nga Shoqata “Adventure Travel Trade”, me ndihmën e USAID.
Njëzet e pesë biznese ndërkombëtare të udhëtimeve të aventurës (operatorë turistikë në terren, agjentë të specializuar për udhëtimet, mediat e udhëtimit, National Geographic, Whole Foods Journeys), vizituan të tre vendet për të parë ofertat e udhëtimeve të aventurës në treg. Ata gjithashtu, u takuan me operatorët vendorë dhe furnizues të udhëtimeve e turizmit lokal, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë paketa turistike për të promovuar rajonin.
Qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues (Fam Trip) nuk është vetëm për të eksploruar potencialin e Shqipërisë për këtë prirje të re të turizmit, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistikë të vendit që janë të fokusuar në këtë produkt turistik.
Sipas Ministrisë së Turizmit, jehona që do të ketë ky udhëtim, sigurisht që do të ndikojë jo pak në rritjen e reputacionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si një destinacion që ka shumë për të ofruar, tanimë edhe produktin e turizmit të aventurës.