Brenda Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) ka përfunduar Studimi i Fizibilitetit përfshirë ESIA për ndërlidhjen prej 400 kv mes Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, përgatitur nga Infrastructure Projects Facility dhe ekzekutuar nga IPF1 (WYG Consortium)& IPF4 (COWI-IPF Consortium). Studimi, me një buxhet prej 950 000 eurosh, është financuar nga fondet e grantit të Bashkimit Europian, përmes Komisionit Europian (KE).
Përfituesit kryesorë të projektit ishin operatorët e sistemit të energjisë elektrike në tre vende (EMS, CGES, NOS dhe ElektroprenosBiH). Udhëheqësi IFI që mbështeti studimin dhe financier i ardhshëm ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). WBIF u krijua nga KE dhe IFI (EIB, EBRD, CEB dhe KfW), së bashku me vendet përfituese, si një instrument për të financuar aktivitetet përgatitore për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor.
Studimi përfshin ndërtimin e një interkoneksioni të planifikuar në 400 kV midis BajinaBasta në Serbi, Pljevlja, në Mal të Zi dhe Vishegrad në BiH. Studimi ka analizuar të gjitha aspektet e ndërlidhjes së propozuar, (teknike, ligjore dhe rregullatore, ekonomike, të tregut, sociale etj.) dhe ka demonstruar fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë e projektit.
Lidhja është përfshirë në listën e projekteve prioritare të mbështetur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, dhe është përfshirë në planet 10-vjeçarë të zhvillimit të rrjetit të Shoqatës Europiane të Operatorëve të Transmisionit të Sistemit të Energjisë (ENTSO) për rajonin e Europës Juglindore. Në një kontekst më të gjerë, kur të ndërtohet ky projekt, do të jetë pjesë e një korridori të fortë të transmetimit të energjisë elektrike midis Serbisë Qendrore dhe Italisë, nëpërmjet kabllos nëndetare të planifikuar ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë.
Rezultatet e studimit tregojnë se projekti do të prodhojë përfitime ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi dhe është financiarisht i zbatueshëm për kompanitë e transmetimit. Për më tepër, zbatimi i këtij projekti ka të ngjarë të prodhojë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe të energjisë elektrike për rajonin më të gjerë të EJ.
Zbulimet e Vlerësimit Mjedisor tregojnë se ky projekt mund të zhvillohet dhe të zbatohet në një mënyrë, e cila shkakton pak ose aspak shqetësim për mjedisin dhe për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në rrethinat e tij. Si pjesë e procesit të ESIA janë ndërmarrë një sërë masash zbutëse dhe monitoruese për të eliminuar çdo ndikim negativ mjedisor dhe social, për t’i neutralizuar ato, apo për t’i reduktuar në nivele të pranueshme.
‘Rrugët e Linjës’ së propozuar ose korridoret në të tre vendet janë tashmë në përdorim në masë të madhe nga ana e TSOS për linjat e tyre ekzistuese me voltazh më të ulët, të cilat janë përdorur për më shumë se 50 vjet.
Studimi i fizibilitetit përfundoi në shkurt të 2015-s. Për të ndarë bashkërisht zbulimet dhe për të diskutuar me palët kyçe të interesuara planin për fazat e ardhshme në zhvillimin e projektit, në orën 9:30 më datën 26 mars në hotelin ’88 Rooms’ në Beograd u mbajt një konferencë.
Ky projekt është i lidhur me studimet e fizibilitetit të përfunduara më parë (dhe të financuara në mënyrë të ngjashme nga grantet e BE-së dhe të mbështetura përmes WBIF) – Western Serbia Upgrade (që ka të bëjë me lidhjen mes Obrenovac dhe Bajina Basta) dhe Studimi i Fizibilitetit Lastva-Pljevlja në Mal të Zi, nga i cili kjo e fundit tani është në process ndërtimi.
Serbia dhe Mali i Zi kanë ndërmarrë tashmë hapat për fazën e ardhshme të zbatimit të kësaj ndërlidhjeje, duke paraqitur për WBIF një aplikim të ri të përbashkët për financimin e granteve të BE-së në hapat e ardhshëm të nevojshëm (dizajn i detajuar, përgatitja e dokumenteve të tenderit) drejt zbatimit të projektit – raporton BE.