Përfundon tenderi për Vermoshin, 1.3 mln euro për përmirësimin e infrastrukturës turistike

22/04/2019 11:00 AM 0 komente

Brenda gjashtë muajve, me 1.3 mln euro, kompania shqiptare që fitoi tenderin për zonën e Vermoshit, do të ndërmarrë një projekt për përmirësimin e infrastrukturës turistike në fshatin verior të vendit Vermosh.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri me dije, se ka zgjedhur kompaninë lokale të ndërtimit Uleza Ndertim si fituesin e këtij tenderi dhe se caktimi vlerësohet të kushtojë 141.4 milionë lekë (rreth 1.3 milionë euro), përfshirë TVSH-në dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajve. Sipas FSHZH, katër ofertues morën pjesë në procedurën e tenderit.

Punimet e infrastrukturës turistike në Vermosh janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar me një hua prej 28.7 milionë euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6.0 milion euro nga qeveria shqiptare.
Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkë-financuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

Shumica e turistëve udhëtojnë në Vermosh për peisazhet e saj malore. Aktivitetet që preferohen të kryhen në Vermosh përfshijnë hiking, peshkim dhe kalërimi.
Alpet Shqiptare po kthehen me shpejtësi në një destinacion të preferuar turistik. Më shumë se 600,000 turistë llogaritet ta kenë vizituar këtë destinacion gjatë vitit të kaluar.

Sipas agjencive vendase, Vermosh është një ndër pikat më të preferuar, për turistët vendas dhe të huaj. Aktiviteti i preferuar në Lëpushë dhe Vermosh, është padyshim ‘hiking’. Në Kelmend është një luginë me origjinë akullnajore, në 1.100 metra mbi nivelin e detit. Në të dy anët e luginës janë shpatet malore të mbuluara me pyje dhe kullota. Ka 45 maja me lartësi mbi 2,000 metra, secila prej tyre me një emër të vetin. Bimësia përbëhet kryesisht nga pemët e ahut dhe bredhat. Është e njohur për peizazhet dhe reshjet e borës që zgjat rreth 100 ditë çdo vit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of