Nga 7 dhjetori, pritet të dalë në det ‘Emirati da gustare’: një udhëtim prej nëntë ditësh në bordin e Kosta neoRiviera, me fluturime të veçanta nga Milano Malpensa ose Romë Fiumicino drejt Dubai apo Abu Dhabi. Ky është një udhëtim për të mos e humbur për këdo dhe sidomos pë rata që nuk kanë mundur ta shijojnë ende këtë verë.
Distancat e shkurtra dhe parkimi afatgjatë është parimi i të lundruarit ngadalë në bordin e Kosta neoRiviera.
Në shumë porte anija ndalon natën dhe madje edhe ditën tjetër, duke lënë më shumë kohë për turne në zbulimin e vendeve.
Ky është një zbulim i vërtetë dhe ndalesa e parë e anijes: ishulli i Bahrein, më i madhi i 33 arkipelagëve, është një destinacion ende i panjohur për publikun e gjerë. Dhe plot me surpriza. Në pak më shumë se dyzet vjet pas zbulimit të fushave të naftës, pasuria e dollarët e naftës e kanë transformuar arkipelagun e fjetur të gjuajtësve të margaritarëve në një vend modern projektuar në të ardhmen. Kryeqyteti Manama është një alternim i traditës dhe inovacionit.
Cdo hap i hedhur zbulon dicka unike. Aty gjenden edhe kullat binjake të Ëorld Trade Center, 50 kate (240 m të larta) lidhur mes tyre nga tre ura me turbina me erë, të cilat ofrojnë energji për ndërtesën. Në mesin e objekteve më të vjetra, Qal’at al-Bahrein, kalaja e ndërtuar nga portugezët në 1522, trashëgimi e Unescos.
Ekskursione në vendet arkeologjike, shëtitje përgjatë tregut arab, ose not në ujërat e Gjirit Persik: ju mbetet vetëm sikleti i zgjedhjeve në mesin e sugjerimeve të shumta për vizitat në tokë.
ABU DHABI. Magjik, brilant, i pasur, dhe jo vetëm: Xhamia e Madhe Sheikh Zayed është elegante, me zbukurime të lulëzuar në mermer të bardhë, dyndje kolonash me fleta të arta, fletushka lulesh në dyshemet e dekoruara. Lindur nga një bazë e vogël bregdetare beduinësh, me pasurinë që rrjedh nga nafta, Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve është më I pasuri e shtatë shteteve, është zhvilluar në metropol mbi një mori ishujsh dhe ishullnajash.
Për një pamje tërësore, ngjituni në platformën e vëzhgimit të hotelit Jumeirah në kullat e Etihad. Për tu vizituar me cdo kusht është edhe Yas Island një park lojrash: parku i argëtimit Ferrari Ëorld dhe qarku i Formula Uno Yas Marina. Kultura? Puna është në vazhdim në ishullin e Saadiyat, plazh i bardhë dhe det kristal, ku po ngrihen pesë muze projektuar nga arkeologët më të mirë ndërkombëtar.
Galleria, 130 dyqane të markave ndërkombëtare, restorante, kafene. Jo vetëm modernism: për një kthim në të kaluarën, e nesërmja të zgjon para agimit për transferimin drejt shkretëtirës dhe të asistosh në spektaklin e lindjes së diellit mes dunave në bordin e një 4×4. Pak ‘dush’ me duna dhe më pas pije dhe mëngjes i përzemërt në bazën e pazakontë të një fushimi beduin.
DUBAI. Është këtu që duhet ti përqëndroni blerje, jo më kot Dubai është konsideruar kryeqyteti ekonomik i Lindjes së Mesme. Është një qytet brilant dhe argëtues, modern dhe i emancipuar. Një spektakël unik lagjesh plot lule dhe kanale dredha-dredha në tokat e ‘konfiskuara’ nga shkretëtira dhe deti, këtë mund ta shijoni nga i 124 i rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa: pamje 360 gradë nga pika më e lartë e vëzhgimit, e në të cilën mund të arrini përmes një ashensori me shpejtësi të lartë.
Dubai Marina, port turistik me jahte marramendëse dhe më shumë se 200 kulla; Palm Island, ishulli gjigand artificial në formën e palmës. Një qytet plot rrugë dhe mbikalime që kryqëzohen në labirintet e rrugëve të ngushta të tregjeve të vjetra, përballë ujërave Creek, gjithcka nën kujdesin e një projektimi të haitshëm. Kur arrin deri aty nuk mund të neglizhosh shfaqjen më sugjestive: lojëra të ujit me muzikë dhe drita në shatërvanët e Dubai Mall. Dhe ka shumë më shumë….