Firmat prodhuese dhe tregtare të tekstilit po kuptojnë përgjegjësinë e tyre drejt shoqërisë dhe ambientit
Përgjegjësia sociale e korporatave/kompanive është kontribut aktiv dhe vullnetar i korporatave/kompanive, me qëllim përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe po ashtu përmirësimin e pozitës së tyre konkurruese.
Kompania, e cila ka përgjegjësi sociale, ndërton besueshmërinë e saj, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin/markën e saj më të fuqishme, kontribuon në përfitimin e ndjeshëm afatgjatë, duke kontribuar edhe në:
• Performancë të përmirësuar financiare.
• Ngre moralin, angazhimin dhe performancën e të punësuarve në kompaninë tuaj
• Zhvillon shkathtësitë e të punësuarve.
• E bën imazhin e kompanisë më të fuqishëm
• Tërheq investitorë të rinj
• Ngre besueshmërinë dhe preferencën e klientit
Parimet e iniciativave të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave/Kompanive bazohen në dy shtylla:
1. Respekti për vlerat etike, njerëzit, komunitetin dhe mjedisin.
2. Biznesi nuk është i ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë, ai është i ndërvarur nga shoqëria.
Prandaj parim kryesor i rolit të kompanive, përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale të korporatave/kompanive, është ndërtimi i një shoqërie më të mirë.
Përgjegjësia sociale e korporatave është një përkushtim i vazhdueshëm nga bizneset për sjellje etike dhe të kontribuojnë në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, duke përmirësuar cilësinë e jetës së fuqisë punëtore, si dhe komunitetit ku ata veprojnë.
Koncepti i përgjegjësisë sociale është thuajse i ri në botën e biznesit. Ndërgjegjësimi rreth përgjegjësisë sociale të organizatave të biznesit po rritet shpejt dhe firmat po e pranojnë këtë koncept. Edhe industria tekstile nuk bën përjashtim. Firmat prodhuese dhe tregtare të tekstilit po kuptojnë përgjegjësinë e tyre drejt shoqërisë dhe ambientit
Çfarë është përgjegjësia sociale?
Përgjegjësia sociale është: obligimi i një organizate për të maksimizuar impaktin e saj pozitiv dhe për të minimizuar impaktin e saj negativ në shoqëri. Me fjalë të tjera, është
“koncepti që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me mirëqenien e shoqërisë në tërësi”.
Përgjegjësia sociale mund të ndahet në dy pjesë: përgjegjësia humane dhe përgjegjësia mjedisore.
Përgjegjësia njerëzore i referohet përgjegjësisë së organizatës ndaj pjesëve të ndryshme që lidhen me të, që në gjuhën e biznesit njihen si “aktorët”. Këto pjesë përfshijnë të punësuarit, aksionerët, qeverinë, konsumatorët, investitorët, furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.
Përgjegjësia mjedisore i referohet përgjegjësisë së organizatës në mbrojtjen e mjedisit.
Përgjegjësia sociale në industrinë tekstile
Ashtu si firmat në industritë e tjera, po ashtu edhe firmat tekstile po kuptojnë përgjegjësitë e tyre ndaj palëve të ndryshme që lidhen me to dhe mjedisin.
Mënyrat me të cilat një firmë tekstile mund të përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj palëve të ndryshme janë të njëjta me ato të firmave në industritë e tjera sipas pikave të mëposhtme:
– Ndaj punonjësve
– Ndaj aksionerëve
– Ndaj qeverisë
– Ndaj konsumatorëve
– Ndaj investitorëve
– Ndaj furnitorëve
– Ndaj konkurrentëve
– Ndaj shoqërisë
– Ndaj mjedisit
Në vend të mbylljes
Koncepti i përgjegjësisë sociale në kohët e sotme po fiton popullaritet. Kompanitë po bëhen të përgjegjshme të përgjegjësive të tyre ndaj aktorëve të ndryshëm që lidhen me to. Gjithnjë e më tepër, kompanitë po përpiqen të punojnë në një mënyrë si për të mbrojtur interesat e punonjësve, konsumatorëve, furnitorëve dhe palëve të tjera po ashtu dhe të shoqërisë në tërësi. Koncepti i firmës së biznesit që punon vetëm për motivin e përfitimit të të ardhurave, gradualisht po del jashtë mode.
Nga Gjergji Gjika
Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë
Bashkë me (Milton) Friedman unë dhe shumë të tjerë thonë, “përgjegjësia e biznesit është vetëm një: të shtojë përfitimet.” Lindja e di shumë mirë pasi e ka kaluar në kurriz këtë koncept, ku biznesi për çdo gjë kujdesej dhe vetëm për fitimin jo. 1. Biznesi nuk mund të kujdeset për të gjithë, pasi të gjithë kanë qëllime konfliktuale – të kujdesesh për të gjithë nuk është as ide dhe as koncept. 2. Biznesi nuk zgjidhet me vota, dhe kështu nuk ka asnjë përgjegjësi – ato i bien në sup politikanit dhe zyrave lokale. 3. Te drejtat punëtorët në Perëndim i… Read more »