Banka e Shqipërisë i ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të këtij viti në 2.4 për qind nga 2.7 për qind që ishin në fillim vit. Sipas një raporti të fundit të Bankës, shkaku kryesor për rishikimin ishin përmytjet në Jug të vendit, prej të cilave pritet të tkurret prodhimi bujqësor e për rrjedhojë rritja e përgjithshme e ekonomisë së vendit të cënohet.
Propozimi për rishikimin e projeksioneve të rritjes është bërë gati për t’u shqyrtuar në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Mbikëqyrjes.
Korrektimin e rritjes së këtij viti e ka bërë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në një intervistë për mediat pak ditë më parë përfaqaqësuesi i FMN në Shqipëri, Jens Reinke ka kofirmuar se, pritjet fillestare për rritje me 3 për qind të ekonomisë këtë vit duhen riparë me ulje.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjithashtu ka pranuar ndikimin negativ të përmbytjeve, por sipas tij efekti tyre është kompensuar nga efektet pozitive që kanë dhënë reshjet në rritjen e prodhimit të energjisë në vend.
Banka e Shqipërisë vijon të jetë me skeptike se, qeveria dhe institucionet financiare ndërkombëtare për rezultatet e rritjes duke qenë më afër realitetit. Ekspertët e Bankës në një takim me të hershëm me mediat kanë pohuar se, edhe për vitin 2014 pritjet e Bankës janë për një rezultat më të ulet se, pritshmëritë e qeverisë me 2.1 për qind. Ndërsa në raportin e fundit, pritshmëria për 2014 është ulur në 1.8%.
Banka ne Shqipërisë analizon se, rreziqe të tjera janë në sfond përvec përmbytjeve. Së pari, ambienti i jashtëm ekonomik e financiar në rang evropian mbetet sfidues. E lidhur me të, gatishmëria e bankave për të marrë përsipër rrezik dhe për të kredituar sektorin publik e privat në vendet e Evropës Lindore, përfshi dhe Shqipërinë, shfaqet ende e ulët. Përkeqësimi i mëtejshëm i kësaj tabloje do të kërkonte marrjen e masave korrektuese dhe gjetjen e burimeve të reja të financimit.
Së dyti, parashikimet janë të kushtëzuara në një masë të madhe nga përmirësimi i pritur i konsumit dhe i investimeve private. Nëpërmjet lehtësimit të kushteve të financimit në ekonomi, politika monetare krijon kushtet e duhura për nxitjen e tyre, referon Banka. Megjithatë, sipas saj, rritja e qëndrueshme e konsumit dhe investimeve do të varen nga përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe nga thellimi i reformave strukturore, të cilat rritin produktivitetin e ekonomisë dhe forcojnë efektivitetin e politikës monetare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.