Kur prisni të intrevistoheni për punë, të kryeni kërkime dhe të shtroni pyetjet e drejta mund t’ju informojë në lidhje me kulturën e kompanisë – por në shumicën e rasteve nuk do të zbuloni shumëcka rreth personit të veçantë që të cilin do e ‘keni mbi krye’. Pra, është tepër e rëndësishme të kryesi kërkime rreth shefit tuaj të ardhshëm. Punëdhënësit potencial nuk ndihen të turpshëm për t’ju pyetur në lidhje me historikun tuaj, sepse ata duan të sigurohen që ju jeni I përshtatshëm për atë pozicion. Pse nuk duhet të bëni të njëjtën gjë edhe ju?
Pasi të keni marrë ofertën, pyesni menaxherin tuaj të mundshëm për referenca nga kolegët e tij ose të saj si dhe për raporte të drejtpërdrejta, ose kërkoni të dini nga intervistuesit e tjerë se si është të punosh me atë person.
Media sociale ka të ngjarë të tregojë nëse ai ose ajo është në ndonjë klub, shoqatë, apo grup tjetër ku ju mund të keni lidhje të përbashkëta.