Të gjithë shikojmë parashikimet e motit në funksion të një feste ose shëtitje. Ndoshta na duhet ti hedhim një vështrim edhe për të ditur nëse do na kthehet ajo dhimbje e bezdisshme koke ose në qoftë se do ndihemi disi të trishtuar, nëse dhimbje e shpinës do na shqetësojnë sërish, apo nëse do na duhet të masim tension edhe një herë më shumë. Sepse klima ndikon në shëndetin dhe kohët e fundit, pikërisht në Itali, është zhvilluar pyetësori i Moti-Q për të kuptuar nëse dhe si ndryshimet në temperatura, lagështi, presion dhe erë ndikojnë në mirëqënien tonë.
Ndryshimet e papritura klimaterike përkeqësojnë shqetësimet
«Me ndryshimet në rritje të klimës po rritet numri I ‘ndjeshmërive klimaterike- thonë ekpsertët. Ajo cka krijon problem është ndryshimi i papritur i parametrave, dhe sot kalimet nga i nxehtë në të ftohtë, nga qiell i qetë në shi janë gjithmonë e më të papritur. ‘ ‘Ne të gjithë jetojmë me një nivel mjaft të lartë stresi, i cili tashmë vë në provë aftësinë tonë për kompensim; për më tepër, ne e kalojnë shumicën e ditëve në një mjedis të kushtëzuar, duke humbur kështu aftësitë natyrore të përshtatjes –shtojnë ata. Kjo shpjegon se pse ka një numër gjithmonë e më të lartë të personave që ankohen edhe 2-3 ditë para një turbullimi: ndryshime minimale të presionit, elektricitet dhe parametra kimik të qiellit fillojnë 72 orë përpara të ndryshimit të motit dhe organizmi paralajmëron. Kush e përballon ska asnjë problem, kush është i brishtë paralajmëron një gjëndje jot ë mirë shëndetsore. ‘ Çfarë duhet të bëni nëse jeni të ndjeshëm ndaj motit? ‘Të shihni parashikimet për të ditur paraprakisht se çfarë ju pret – përgjigjen ekspertët.
Dhe më pas do të përbënte një praktikë të mirë të bëni dush duke alternuar ujin e nxehtë dhe të ftohtë: kjo stërvit sistemin e kontrollit të temperaturës së trupit, shpesh ‘dembel’, duke qënë se jetojmë në një temperaturë të kontrolluar. Gjithashtu e dobishme është edhe hidroterapia me esenca stimuluese ose qetësuese, dhe integratorë fitoterapeutik me bazë xhinsengu, xhinsengu siberian, lule pasioni, që duhen përzgjidhur në bazë të reagimit të tyre, eksitim ose depresion, ndaj ndryshimeve klimatike; së fundi mund të shërbejë edhe akupunktura, e cila rrit prodhimin e endorfinës dhe serotoninës.