Përsëritet precedenti, në një ditë 18 ankesa për shërbimin me roje dhe shoqërimin e  vlerave monetare

04/12/2018 12:00 PM 0 komente

Prej të paktën tre vitesh procedurat e shërbimit me roje private dhe ajo e shoqërimit të vlerave monetare mbeten procedurat më të ankimuara të prokurimit. Vetëm në datë 3 dhjetor Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se të paktën 18 ankesa janë paraqitur në këtë institucion të lidhura drejtpërdrejt me këtë kategori shërbimi. Por kjo sjellje e operatorëve ka qenë prezente përgjatë gjithë vitit edhe pse ka një intensifikim të anksesave në fundvit për shkak edhe të kontratave më të shpeshta që përfundojnë pikërisht në këtë periudhë.

Operatorët që ofrojnë shërbimin me roje private apo shoqërimin e vlerave monetare vazhdimisht kanë ngritur si problem mënyrën sesi vendosen specifikimet teknike nëpër procedura duke i përjashtuar ata. Vetë nga ana e Komsiont të Prokurimit Publik dhe Agjenicsë së Prokurimit Publik është hartuar një udhëzues që synon pikërisht unfikimin e procedurave në mënyrë që të shmangen problematikat e kësaj natyre por operatorët kanë bërë me dije se në shumë raste ky udhëzues nuk meret parasysh.

Insitucione të ndryshme hartojnë specifikime të ndryshme duke favorizuar njërën apo tjetën kompani çka përfundon me një lumë ankesash pranë Komsionit të Prokurimeve Publike.

 

Udhëzuesi i KPP dhe APP

Në fund të vitit të kaluar Kosmisioni i Prokurimeve Publike dhe Agjencia e Prokurimeve Publike nxorrën një udhëzim të përbashkët për të shmangur pikërisht përsëritjen e precedentit të përvitshëm me procedurat e shërbimit me roje private dhe shoqërim vlerash monetare. Por duket se ky udhëzues nuk ka arritur të frenojë këtë tendencë pasi ankesat janë vijuar të jenë të shpeshta. Por çfarë sanksionon në fakt udhëzuesi në fuqi?

Në setin me rekomandime për institucionet nënvizohet se objektivi është shmangia e vonesave në prokurim, reduktimi i numrit të ankesave, shmangia e gabimeve në llogaritjen e fondit limitI njëjti udhëzues u kërkon institucioneve që të llogarisnin pagën minimale në vitin 2018, sipas ndryshimit që iu bë vitin e kaluar në vlerën 24 mijë lekë, por që për punonjësit e shërbimit fizik është 36 mijë lekë.

“Paga bazë minimale mujore të jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 138 lekë. Sqarojmë se paga bazë minimale mujore e punonjësve të shërbimit privat të sigurisë fizike është 36 mijë lekë dhe jepet për 174 orë pune në muaj. Në këtë kontekst, rekomandojmë që llogaritjet të kryhen në bazë të pagës orare 206.89 lekë”, thuhet në rekomandimin e APP dhe KPP.

Në dokument kërkohet që autoritetet kontraktore të mos përllogarisin shpenzimet për uniformën, si dhe të mos kërkohej paraqitja e mjeteve ndihmëse, si për shembull elektrik dore, pasi këto kritere përmbushen nga shoqëria që në momentin e licencimit të saj.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of