Perspektiva për inflacionin e cmimeve të konsumit në zonën e euros, siç nënkuptohet nga një prej metrikëve të preferuara të Bankës Qendrore Evropiane, ka prekur nivelin më të ulët në arkiv. Norma e ardhshme pesë-vjecare e këmbimit të inflacionit, e cila vlerëson perspektivën për inflacionin gjatë periudhës pesëvjeçare deri në vitin 2021, shënoi 1.48 për qind të martën, duke u përputhur me pikën më të ulët të janarit të vitit 2015 që përfaqëson nivelin më të ulët të mbylljes që kur Bloomberg filloi mbledhjen e të dhënave në vitin 2004.
Ndërsa politikëbërësit e BQE-së kanë përsëritur gjatë javëve të fundit se ata janë të angazhuar që gjatë mandatit të tyre të rrisin normat vjetore të inflacionit në vetëm nën 2 për qind, rritja e cmimit të konsumit është aktualisht vetëm rreth një e pesta e atij niveli.