Ne jemi referuar si “qendra e nxehtë e ekonomisë”.”Bontrager, kryeshefi ekzekutiv i biznesit familjar Jayco në Middlebury, Ind., parashikon se industria do të barazojë rekordet e shitjeve tënjësisë në 2015 dhe do t’i tejkalojë ato në 2016, falë rritjes së punësimit të SHBA dhe vazhdimësisë sënormave të ulëta tëinteresit”.
Kohët e miranuk i përkasin vetëm Indiana Veriore, qendër e prodhimit RV. SHBA, si një e tërë, po shfaqet si kandidati më i mundshëm për rritjen botërore të energjisë në 2015.
North Dakota është tmerrësisht e zënë me prodhimin e naftës së shistit argjilor. Seattle është i mbytur me porositë e Boeing. Në Silicon Valley, Apple poshettonelata me iPhone. New York City ka më shumë punë se kurrë, teksa kompanitë e teknologjisësi Google (me mëshumë se 4,000 të punësuar në qytet) udhëheqin rrugën.
Kjo është një kthesë e mirëpritur për SHBA, e cila deri pak kohë më parë ishte shtresa më e ulët e planetit. Japonia e quajti krizën financiare të2008-’09 ‘shokun Lehman’, dhe Franca e quajti atë “la crise des subprime”, (kriza e personave të cilët e kanë të pamundur të paguajnë kredinë e marrë për shkak të pengesave si papunësia, divorci etj.). Pasi loja e politikës së jashtme eçoi qeverinë federale në prag falimenti në vitin 2011, agjencia e lajmeve të Kinës, Xinhua paralajmëroi se”është koha për djemtë e këqij në Uashington të ndalin‘lojën e pulës’(një model me ndikim konflikti për dy lojtarë në teorinë e lojës, ku secili nga lojtarët nuk preferon t’i nënshtrohet tjetrit)përpara se të shkaktojnë të tjera dëme”.
Tanimë është pjesa tjetër e botës që po i shkatërron gjërat. Fondi Monetar Ndërkombëtar e quajti rritjen globale ‘mediokre’ në tetor në raportin e saj të fundit. Shefi ekonomist, Olivier Blanchard, ka shkruar se ‘stanjacionilaiknëekonomitë e zhvilluara mbetet një shqetësim’, dhe tregjet e reja nuk mund të rriten aq shpejt sa më parë pa inflacion. Tema unifikuese është se ekonomia globale po kërkon më shumë kohëse sa pritej për t’u rikuperuar nga shpërthimi i flluskës sëborxhit gjatë dekadës së fundit. Tre vjet më parë, FMN parashikoi se ekonomia botërore t’i kthehet rrugës së duhur në2015, duke u rritur me 4.8%. SHBA ka përmbushur pak a shumë pritshmëritë e FMN-së. Zhgënjime, thotëFMN-ja, kanë qenë kombet e BRIC – Brazili, Rusia, India, Kina, si dhe pjesë të Lindjes së Mesme, Europës dhe Japonisë.
Kjo udhëhoqi FMN-në të reduktojëparashikimin e saj për rritjen globale për 2015 në 3.2%. Ajo projekton njërritjeprej 3.1%për 2015-npërSHBA, vetëm 1.3% në Eurozonë dhe 0.8% për Japoninë. Kina parashikohet tëpërballet me njërritje prej 7.1%, e lartë në krahasim me kombet e tjera”, qëdo tëishtemë e ulëta e vendit në 15 vjet. Kina nuk është e gatshme për të tillë ngadalësim:investitorët e zhytur në borxhe të tillë si ndërtuesit e pronës mund të falimentojnë në një shkallë të madhe në qoftë se zgjerimi rezulton shumë më i vogël se pritshmëritëe tyre. Pabarazia në normat e rritjes në mesin e 4 ekonomive të mëdha-SHBA, Kina, Japonia dhe Eurozona- ishte ajo që sekretari i Thesarit, Jacob Lew,iureferua në tetor kur ai tha për Bloomberg, “Duhen të katër rrotat për të lëvizur, ose përndryshe nuk do të jetë një udhëtim i mirë”.
Pritet konflikt i vazhdueshëm në mesin e politikëbërësve ekonomikë në vitin 2015. Diçka e tillë u vu re që në fund të tetorit, kur Rezerva Federale njoftoi se po i jepte fund raundit tëtretë të blerjes së obligacioneve dhe dy ditë më vonë, Banka e Japonisë tha se po zgjeronte blerjen e saj të obligacioneve.
Lehtësimi sasior, sikundër janë quajtur blerjet e obligacioneve, është projektuartë rrisë çmimin e tregut të obligacioneve. Kur rriten çmimet, bien yield-et, duke ulur normat për kreditë hipotekore dhe kreditë e tjera që janë me rëndësi për konsumatorët dhe bizneset. Në 2015-n, Banka Qendrore Europiane mund të nisë lehtësimin e vet sasior përkundrejt kundërshtisësëkonservatorit Bundesbank tëGjermanisë. “Kjo është pritshmëria jonëpër fillimin e vitit2015″, -shkruanmë 31 tetor ekonomistët në Barclays (BCS).
Betejat mbi tatimin dhe shpenzimet ka të ngjarë të intensifikohen edhemëtejnë 2015-n, veçanërisht në Eurozonë, ku Franca dhe Italia po përplasen me Gjermaninë mbi madhësinë e deficiteve tëtyre buxhetore. Komisioni Europian në Bruksel u ka lejuar italianëve dhe francezëve të drejtojnë deficite tepër të mëdha në tetor, por paralajmëroi se të gjitha vendet e euros do t’i nënshtrohen një vlerësimi të thellë në mes të nëntorit.
Këmbëngulja e Gjermanisë për masat shtrënguese e bën të vështirë që vendet e euros të nxisin rritjen ekonomike, thotë Dennis Gartman, autor i komenteve të përditshme të tregut. “Unë prirem të jem njëi djathtë ekstremist, – thotë Gartman, por ka raste kur nuk mund të drejtohen buxhete të balancuara. Në vendet me15% papunësi, kjo përfaqëson një nga ato raste”.
Disa gjëra rreth 2015 janë të njohura, të tilla si ngrohja e vazhdueshme e planetit. Të tjerat janë të parëndësishme, si cila do ta fitojëSuper Bowl më 1 shkurt, në Phoenix. (Na vjen keq, tifozë të futbollit.) Le t’u hedhim një sy gjërave të panjohura dhe të rëndësishme:A do të përshkallëzohen në konflikt të armatosur përplasjet e Rusisë dhe Kinës me fqinjët e tyre?A do të shpërthejëepidemia Ebola në një shkallë të gjerë jashtë Afrikës Perëndimore? A do ta shtypë Kina lëvizjen demokratike nëHong Kong? A do ta rrisin presionin mbi Mbretërinë e Bashkuar për të hequr dorë nga Bashkimi Europian zgjedhjet britanike të majit? A do të shpërthejë një nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Çdo një nga këto ka potencialin ta kthejë2015 nënjë vit shumë të shëmtuar. Më pas përsëri, mund të ketë surpriza të bukura. Në SHBA, gërmimet dhe shpimet horizontale vazhdojnë të tejkalojnë pritshmëritë, duke rritur prodhimin e naftës së papërpunuar në vend më shumë se 50% në vetëm katër vjet. Jo vetëm që bumi i naftës dhe gazit ka zvogëluar deficitin tregtar amerikan dhe ka nxitur ekonomitë e Teksasit, North Dakota, dhe të tjera fusha të naftës, por gjithashtu ka rritur konsumatorët dhe sektorin e prodhimit. “SHBA një ditë do të ketë koston më të ulët të energjisë në botë”, thotë Keith Nosbusch, CEO i Rockwell Automation (ROK).
Për më tepër, çmimet në rënie të naftës kanë zvogëluar fuqinë e vendeve të tilla si Rusia dhe Irani për të financuar trazirat jashtë vendit. Qeveria e Iranit po përballet me deficite kur treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent,tregtohetnën50 USDpërfuçi.
Bumi i naftës është një fitore për teknologjinë e shpimit, pjesa më e madhe e së cilësështë shpikur në SHBA dhe po zbatohet në të gjithë botën. Ky është një shembull për një temë të rëndësishme për 2015: investimet e biznesit nxitur nga risitë mund të shpëtojnë botën nga rënia e saj më e gjatë.
Megjithatë konsumatorët vazhdojnë tëkenë vështirësime pagesat e borxhit për shkak se të ardhurat e tyre tërregulluara për inflacionkanë rënë që nga recesioni i 2007-’09. Biznesi është në pozitë më të mirë për të udhëhequr rimëkëmbjen. Kompanitë po sigurojnë sasi rekord cash për shkak se, me kërkesën e dobët, ato nuk po ndiejnëndonjë presion për të rinovuar fabrikat, pajisjet dhe softëare e tyre. Teknologjitë e mëdhatë reja mund të nisin një hov të shpenzimeve kapitale, duke bindurdrejtuesitse ataduhet të kenë diçka tjetër të re për të konkurruar osepër tëshmangur dështimin.
Shpenzimi kapital është sektori më i paqëndrueshëm i ekonomisë dhe shpesh ai që kthen rëniet në bume. Michael Englund, kryeekonomisti i Action Economics në Boulder, Colo., thotë se ka rritje tëshpejtësisë në kërkesa për teknologjinë e shpimit dhe minierave, pajisjet mjekësore dhe avionët efikas të pasagjerëve. Kështu ndodh që kompanitë amerikane të tilla si Halliburton (HAL), Medtronic (MDT) dhe Boeing janë liderë në ato zona, por përfitimet rritenedhe për blerësit e teknologjive të reja nëpër botë, jo vetëm për shitësit.Avionët e rinj nga Boeing dhe rivali i tij europian, Airbus (AIR FP), përfaqësojnë një shembull. Linjat ajrore po shpenzojnë miliarda për flota të reja, sepse kostoja e tyre balancohet totalisht nga kursimet e ardhshme, madje edhe me çmimet e ulëta për karburant ditëve të sotme. Kjo ndihmon që rritja e udhëtimit ajror të jetë e fortë, miljet e pasagjerëve u rritën 6.7% në 12 muajt deri në gusht. Nga pikëpamja makroekonomike, gjëja e rëndësishme është që ky bum investimi nuk varet në rritjen e përgjithshme të fortë ekonomike, thotë Englund. Për ekonominë amerikane, e panjohura më kritike është nëse 2015 do të jetë viti kur më në fund Rezerva Federale do të fillojë të rrisë normën e fondeve federale, të cilat ajo i ka ‘mbyllur’ nga zero në 0.25% që nga fundi i vitit 2008. Norma më e ulët e fondeve në histori u perceptua si një masë emergjence gjatë krizës financiare, por ekonomia ende nuk ka treguar se ajo mund të lulëzojë pa të. Kritikët thonë se kreditë e lirapo frynë flluskën e aktiveve dhe senorma e papunësisë-5.9% në shtatorështë aq e ulët sa nuk mund të gjenerojë inflacion të rrezikshëm të pagave.Parashikimi mesatar i anëtarëve të Komitetit Federal të Tregut të Hapur që përcaktojnë normën është që norma e fondeve do të arrijë 1.25% në 1.5% deri në fund të 2015-s. Tregtarët në tregun e kontratave të së ardhmes janë skeptikë. Ata ndajnë kolektivisht opinionin se normat e fondeve do të jenë vetëm rreth 0.5%deri atëherë. Kjo është ose një votë mosbesimi ndaj rimëkëmbjes ekonomike të SHBA-së, ose një shenjë se tregtarët mendojnë qëkryetari i Fed, Janet Yellen, është një ‘pacifist’ që do t’i mbajë normat të ulëta edhe pasi ekonomia të forcohet, ose ndoshta pak nga të dyja. Një rritje nga Fed, kurdo që të ndodhë, mund të ndikojë rritjen, inflacionin dhe normat e këmbimit në mbarë botën. Në të njëjtat kushte, normat më të larta të interesit në SHBA do të priren të tërheqin më shumë investime në vend, duke rritur vlerën e dollarit kundrejt monedhave të tjera. Kjo ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme për të dëmtuar konkurrencën e SHBA-sënë mënyrë të konsiderueshme; madje edhe me rigjallërimin e fundit, dollari është ende më i lirë nga sa ishte një dekadë më parë. Nëse normat e SHBA rriten, vende të tilla si India dhe Brazili,që po luftojnëme inflacionin e lartë, mund të jenë të detyruara të rrisin normat e tyre në mënyrë që t’i mbajnë monedhat e tyre të forta dhe të shmanginrritje në çmimet e importit.
Në anën tjetër, Europa dhe Japonia, të cilat nuk i frikësohen inflacionit, mund të kenë rënie në monedhat e tyre, gjë e cila mund të nxisë eksportet dhe të nxisërritjen. “Zhvlerësimi është një mekanizëm për ta pasuar deflacionin gjetiu”, thotë Stephen King, kryeekonomist botëror në HSBC (HSBC) në Londër. “Është politika‘beggar-thy-neighbor’(politikë ekonomike përmes së cilës një vend tenton të zgjidhë problemet e tij ekonomike nëpërmjet mënyrave që priren të përkeqësojnë problemet ekonomike të vendeve të tjera) eshekullittë 21.’
“Amerika-ende xhuxhi më shtatlartë në botë”, – lexohet në titullin e një raporti në fund të tetorit nga David Rosenberg, kryeekonomist në menaxhimin e aktiveve GluskinSheff (GS CN). Xhuxhi më shtatshkurtëre vëzhgon SHBA me zili. Në Eurozonë, ‘këmisha e forcës’ së monedhëssë vetme funksiononnë të njëjtën mënyrë si standardi i arit përpara se vendet ta braktisnin atë gjatë Depresionit të Madh:Ajo parandalon ekonomitë më të dobëta të tilla si Greqia dhe Portugalia të zhvlerësojnëmonedhat e tyre, gjë që mund të përfaqësojë një mënyrë tëshpejtë për një komb me kosto të lartë të punës të nxisë eksportet dhe të sigurojë likuiditet për ekonominë e tij.Sai përket Japonisë, rritja e mprehtë në taksat e konsumit goditi ekonominë e saj këtë pranverë. Një rritje e dytë është planifikuar për 2015, por Kryeministri Shinzo Abe mund të kërkojë që ajo të shtyhet nëse ekonomia mbetet e dobët. “Japonezët pobëjnë gjithçka që munden për të shmangur deflacionin”, – thotë David Morton, një partner në Rocaton Investment Advisors.
Kina povuanllojin e vet të deflacionit. Çmimet me shumicë kanë rënë çdo muaj që nga prilli 2012. Edhe pse Presidenti Xi Jinping është zotuar të nxisë rritjen e udhëhequr nga konsumi, e cila do ta gëzojëpublikun duke rritur standardet e jetesës, përpjekjet e tij kanë dështuar. Investimet e biznesit llogariten për 49% të PBB-së vitin e kaluar, nga 35% në vitin 2000, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Kaq shumë shpenzime për fabrika dhe pajisjeçojnë në tepri tëkapacitetit të prodhimit, që inkurajon uljen e çmimeve e cila, nga ana e vet, shkatërron përfitimet.Kina është një importues i madh i lëndëve të para, kështu që ngadalësimi në 2015 do të vazhdojë të dëmtojë vendet e pasura me burime në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë. Autoritetet kineze ka të ngjarë të përpiqen të ndihmojnënë sektorë specifikë si bujqësia dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por “levat e tyre po e humbasin efikasitetin”, thotë Andrew Polk, ekonomist në Conference Board China Center for Economics and Business në Pekin. “Presioni në ekonomi është tepër i fuqishëm për t’u neutralizuar nga rregullimet e lehta politike”.Një ditëme shivjeshtën e kaluar, Kryetaribritanik,David Dingle i Carnival (CCL)u ul në sallën e pritjes të vijës Queen Mary 2 të Cunard Line, e cila u ankorua në Brooklyn, NY. Ai tha se kërkesa për të udhëtuar në det ishte e mirë, pavarësisht raporteve të lajmeve në lidhje me Ebola. “Për një biznes diskretsi yni, – tha Dingle, – të shohim atë që ne shpresojmë se është fundi i një periudhe recesioniste, është shumë mirë. Ka qenë me të vërtetë një periudhë ku ne duhet të shtrëngonim fort rripat. “Çmimi i përgjithshëm ishte ende ‘i pastabilizuar’”, – tha ai, por kjo filloi të ndreqej në Cunard, një markë luksoze. Cunard kursen para në karburant,dukevozitur përmes valëve me një ritëm më të ngadaltë. Udhëtimet Trans-Atlantike,tëcilat dekada më parë kërkonin pesë ditë e gjysmë, tani kërkojnë tetë, tha Dingle. Kjo është një metaforë e përshtatshme për ekonominë botërore në 2015:më e ngadaltë se dikur, por duke ecur përpara. Disa orë pasi Dingle dha opinionin e tij optimist, QM2-udhëtari i oqeanit, ju kujton, jo një formë ekzotike të lehtësimit sasior-niset në lundrim për Canadian Maritimes. Ngadalë.