Sipas ekspertëve, perspektiva ekonomike e Shteteve të Bashkuara është e shëndetshme. Kjo sepse norma e rritjes së PBB-së do të jetë midis 2 dhe 3%. Papunësia do të vazhdojë të mbetet në normën e saj natyrore. Nuk ka inflacion apo deflacion të tepruar. Donald Trump premtoi një rritje ekonomike prej 4%.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritet me 2.1% në 2017-n, më mirë se norma prej 1.9% e përllogaritur për vitin 2016 dhe e njëjta normë rritje prej 2.1%. Norma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto do të bjerë në 2% në 2018-n. Bëhet fjalë për parashikimet e dhëna që në 2014-n, të cilat nuk kanë përllogaritur ndikimin e politikave të mundshme të Trump-it.
Norma e papunësisë do të bjerë në 4.5% në vitin 2017 dhe 2018, më mirë se norma prej 4.7% në 2016-n, si dhe objektivit të 6.7% të Rezervës Federale. Pjesa më e madhe e rritjes së vendeve të punës është në sektorin me paga të ulët të tregtisë me pakicë dhe industrisë së shërbimit të ushqimit. Shumë njerëz kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë sa që do ta kenë të vështirë që të rifillojnë një punë me pagesa të larta. Kjo do të thotë se papunësia strukturore do të rritet. Guvernatorja e Rezervës Federale, Janet Yellen, pranon se ka shumë punëtorë që punojnë me kohë të pjesshme dhe që preferojnë të jenë me kohë të plotë.
Kjo e bën normën e papunësisë të duket artificialisht e ulët. Ajo e konsideron normën reale të papunësisë më të saktë. Ajo normë zakonisht është dyfishimi i normës zyrtare. Inflacioni do të jetë në nivelin prej 1.9% në vitin 2017 dhe 2% në vitin 2018. Të dyja normat janë më të larta se 1.5% e 2016-s dhe inflacioni prej 0.7% i 2015-s.
Të dyja këto norma u shkaktuan prej çmimeve të ulëta të naftës. Inflacioni bazë (pa përfshirë çmimet e naftës dhe të gazit) do të jetë 1.8% në 2017-n dhe 2.8% në 2018-n. Kjo i përafrohet objektivit prej 2% të inflacionit të Rezervës Federal.
Industria prodhuese amerikane parashikohet të rritet më shpejt se ekonomia në përgjithësi. Prodhimi do të rritet me 3% në 2017-n dhe 2.8% në 2018-n. Rritja do të ngadalësohet në 2.6% në vitin 2019 dhe 2% në 2020.
Normat e interesit
Komisioni Federal i Tregjeve të Hapura rriti normën e fondeve të Rezervës Federale në 0.5% në dhjetor të 2015-s dhe rriti përsëri normat e interesit në dhjetor të 2016-s në 0.75%. Pritet që normat të rriten në 1.5% në 2017, 2% në vitin 2018 dhe 3% në 2019. Norma e fondeve e Rezervës Federale kontrollon normat afatshkurtra të interesave. Kjo përfshin normën e primeve të bankave.
Rezerva Federale tha se do të fillojë shitjen prej 4 trilionë dollarësh në Thesar pasi fondet e Rezervës Federale të normalizohen në 2%. Rezerva Federale i bleu letrat e thesarit gjatë lehtësimit sasior, i cili përfundoi në vitin 2014. Kur të fillojë t’i shesë ato, do të ketë një ofertë më të madhe. Kjo do ta rriste kthimin nga letrat 10-vjeçare të Thesarit. Kjo do të nxisë normat afatgjata të interesit, siç janë normat fikse për huatë hipotekore dhe obligacionet e korporatave.
Por kthimet nga letrat me vlerë gjithashtu do të varen dhe nga kërkesa për dollar. Nëse kërkesa është e lartë, kthimet do të bien, dhe e anasjella. Sikurse ekonomia botërore do të përmirësohet, kërkesa për investimet ultra të sigurta do të bjerë. Si rezultat, normat fikse dhe në afatgjatë të interesit do të ngrihen në 2017-n dhe më tej.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.