Veturë po, por e ndryshme në stil, krahasuar madje edhe Veturë po, por e ndryshme në stil, krahasuar madje edhe me gjermanet. Në rrugë, shfaqet zbavitëse, por pa qenë me gjermanet. Në rrugë, shfaqet zbavitëse, por pa qenë impenjative. E pajisur me motor turbo-diesel, të gjallë e të impenjative. E pajisur me motor turbo-diesel, të gjallë e të heshtur dhe me kambio automatike të përmirësuar
Edhe pse fati i tyre nuk paraqitet si një nga më të mirët, duke pasur parasysh konkurrencën agresive të modeleve Suv, veturat trevëllimshe të klasit mesatar e të lartë, vazhdojë të kenë audiencën e tyre, sidomos në mes të klientëve që merren me biznes dhe në disa vende besnike të këtij konfigurimi klasik. Brenda segmentit, Peugeot ka qenë historikisht protagoniste.
Sot, ajo po rinovon ambiciet e veta me modelin 508, që do ta vendosë në një nivel tjetër, krahasuar me shumë modele gjermane që duket se kanë monopolizuar ofertën (Audi A4, Opel Insignia, VW Passat, e kështu me radhë). Ndërkohë, ajo ka një linjë shumë më të mirë se ajo e modelit koncept Exalt, të prezantuar disa vite më parë, duke dëshmuar synime estetike të çliruara nga paradigmat tradicionaliste.
Më e shkurtër (me plot tetë centimetra) se sa seria e mëparshme N, si dhe më pak e lartë, me xhamat pa kornizë për të lehtësuar anët, në të vërtetë duhet të konsiderohet si një fastback, sepse është e pajisur edhe me derën e pasme: pamje intriguese, por me përmasa të zvogëluara në pjesën fundore të tavanit – zgjidhje tashmë mbizotëruese – zvogëlon hapësirën vertikale në dispozicion të atyre të ulur mbrapa (këmbët e të cilëve, megjithatë, rrijnë rehat), si dhe kapacitetin e ngarkesës, i cili mbetet më i vogël se sa hapësira e ofruar nga “mbretëreshat” Mondeo dhe Superb (të cilat kanë përmasa të ndryshme).
ORIGJINALE EDHE MBRAPA
Përpjekja e qartë për të realizuar diçka të ndryshme shfaqet haptazi në kabinë, e cila karakterizohet nga pasjisja tipike i-cockpit: arkitektura bazë është ajo e modeleve të tjera Peugeot, nga ai 208 e sipër, me pozizion drejtimi të detyruar, në qoftë se është e nevojshme të shikohen orët (të konfigurueshme sipas dëshirës) mbi timon (që këtu, për shkak të proporcioneve duket edhe më i vogël).
Komanda e kambios ngjan ne atë të si-motrave Suv (si edhe furnizimi i platformës), me një levë të madhe, të lehtë për t’u përdorur: sipër, instrumentet e tjera të kontrollit, pjesërisht të organizuar nga ekrani 10 inç, me prekje dhe pjesërisht të menaxhuar nga shtatë butona, të modeuar si në organot kishtare. Sistemi i navigimit përdor pajisjen TomTom të integruar, me informacion të saktë të trafikut; pasqyra për smartphones Apple dhe Android është standarte; gjenden shumë hapësira të vogla e të mëdha, si dhe gjithnjë e më të domosdoshmet porta për Usb-të.
Përshtypja e përgjithshme është një kujdes i shkëlqyer, për të krijuar një atmosferë, ndoshta jo luksi të shfrenuar, por që lë shije të këndshme. Në rrugë, gjejmë karakteristikat tipike të Peugeot touring, me sjellje zbavitëse, pa qenë ekstreme. Të apasionuarit mund të vërejnë një reagim më të vogël të timonit, sepse tani sistemi i drejtimit është me asistencë elektrike (më parë ishte hidraulik), por është e vështirë të gjenden difekte në ekuilibrin dinamik.
Motori BlueHDi dy litra, me 177 kf, është për t’u vlerësuar: i qetë në shpejtësi, ai siguron rimarrje shpejtësie të fuqishme, pavarësisht ndonjë pavendosmërie të kambjos automatike me tetë raporte, e cila nga dëshira për ta ndjekur me zell të tepërt regjimin e motorit, ka tendencë të detyrojë ndërrimin e shpeshtë të marshit. Sipas kërkesës, mund të ketë suspensione adaptive, gjithmonë të këshillueshme.
Pajisjet e ndryshme Adas punojnë shumë mirë. Me pak fjalë, një produkt me cilësi të shkëlqyera, i cili, sipas konstruktorit, ka një avantazh themelor: mbajtjen e makinave të përdorura, mbi mesataren e kategorisë. Në situata të tjera, mund të duket një faktor me rëndësi dytësore, por këtu,
është vendimtar, duke pasur parasysh pritjet e konsumatorëve, duke qenë se reflekton pagesa leasing/qeraje më të leverdishme (sa më e madhe diferenca midis çmimit të blerjes, veçanërisht nëse i skontuar dhe vlerës së mbetur, aq më i madh kësti për t’u paguar).
TË DHËNA TEKNIKE
Motori
• L4 turbodiesel
• Cilindrata 1.997 cm3
• Fuqia maksimale 130 kW (177 kf) në 3.750 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 400 Nm në 2.000 xhiro/min
Transmisioni
• Traksion në rrotat e para
• Kambio automatike me 8 marshe Performanca
• Shpejtësia maksimale 235 km/h
• 0-100 km/h 8,3 s
• Konsumi mesatar 21,3 km/l
Përmasat dhe pesha
• Hapi 279 cm
• Gjatësia 475 cm
• Gjerësia 186 cm
• Lartësia 140 cm
• Pesha 1.610 kg
Çmimi
• duke filluar nga 41.150 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.