Pierre Moscovici: Bullgaria, shumë pranë miratimit të euros, por nuk duhet të nxitohet

08/05/2018 10:06 PM 0 komente
Komisioneri Europian, Pierre Moscovici

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një deklaratë për shtyp tha se pret që vendi të bashkohet me Mekanizmin e Kursit të Këmbimit II brenda një viti, një provë e detyrueshme dyvjeçare për stabilitetin e monedhës që ky vend duhet ta kalojë përpara miratimit të euros.

Bullgaria do të jetë shteti i radhës që do të miratojë euron si monedhë të saj, por nuk duhet të nxitohet, u shpreh javën e kaluar për mediat, Komisioneri Europian për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, Pierre Moscovici, menjëherë pas takimit jozyrtar me ministrin bullgar të Financave dhe Ekonomisë. Deklarata vjen në vijim të pohimit të qeverisë bullgare, e cila tha se deri në fund të qershorit, ajo do të ketë miratuar euron si monedhën e saj.

Komisioneri tha më tej se Bullgaria duhet të tregohet sa më gjakftohtë dhe të punojë sa më shumë në përmbushjen e kritereve të pranimit. “Pa dyshim që Bullgaria do të jetë shteti i radhës që do të bëhet pjesë e Eurozonës, por që pranimi të jetë ashtu siç duhet dhe pa më të voglin gabim, Bullgaria nuk duhet të nxitohet”.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një deklaratë për shtyp tha se pret që vendi të bashkohet me Mekanizmin e Kursit të Këmbimit II brenda një viti, një provë e detyrueshme dyvjeçare për stabilitetin e monedhës që ky vend duhet ta kalojë përpara miratimit të euros.
Ministri i Financave, Vladislav Goranov, tha se Bullgaria do të aplikojë për Mekanizmin e Kursit të Këmbimit II, brenda gjysmës së parë të vitit.
Mekanizmi do të jetë thjesht një formalitet, sepse Bullgaria ka pasur një bord të monedhës për një periudhë më të gjatë se 20 vjet, duke e lidhur atë fillimisht me markën gjermane dhe më pas, me euron.

Z. Moscovici tha se Bullgaria, anëtari më i varfër i BE-së, duhet punojë më shumë, që ekonomia e këtij vendi t’i afrohet ekonomisë së zhvilluar të vendeve perëndimore. Ai theksoi se bashkimi me Eurozonën duhet të konsiderohet si një plus i madh dhe jo si një goditje.
Bullgaria i plotëson kriteret formale për adoptimin e euros. Ajo ka një suficit buxhetor, një borxh të ulët, norma interesi afatgjata dhe inflacion të moderuar.

Por Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është 49% e mesatares së BE-së, më poshtë nivelit të vendeve anëtare të Eurozonës. Të shumtë janë ata që e fajësojnë atë për korrupsionin që i frikëson investitorët.
Z. Moscovici tha se, duke u bërë pjesë e unionit bankar të BE-së, i gjithë sistemi bankar i Bullgarisë do të ishte nën kontrollin e Bankës Qendrore Europiane, por z. Goranov doli menjëherë në një deklaratë, duke thënë se ata nuk kishin asnjë detyrim që të vepronin sipas rregullave të BE-së.
“Kuptimi i qeverisë bullgare dhe i Bankës Qendrore është se këto të dyja janë dy procese paralele dhe asnjëra nuk mund të jetë parakusht për tjetrën”.

Në një konferencë financiare në Sofje, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Bullgarisë, Kalin Hristov, argumentoi se bashkimi me unionin bankar, përpara se të adoptohej euro, nuk kishte pse të ndodhte, duke thënë se ky veprim nuk është i arsyeshëm.
Z. Hristov vuri në dukje se të gjithë anëtarët e unionit bankar, por që nuk janë pjesë e Eurozonës, nuk do të jenë pjesë e vendimmarrjes deri në momentin që ata të bëhen pjesë e kësaj të fundit. Ata nuk do të kenë akses për të përdorur likuiditetin e BQE-së dhe në Mekanizmin Europian të Stabilitetit për të rikapitalizuar bankat. REUTERS/Stoyan Nenov

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz