Piktura e Da Vinçit shitet për 450 milionë dollarë

17/11/2017 12:30 PM 0 komente

Piktura e Leonardo da Vinçit u shit për 450 milionë dollarë, duke u shndërruar në pikturën më të shtrenjtë në botë, pavarësisht dyshimeve të vazhdueshme mbi origjinalitetin e saj.

Piktura e Leonardo da Vinçit, “Shpëtimtari i Botës” u shit në Nju Jork për 450 milionë dollarë, duke thyer rekordin e pikturës më të shtrenjtë. Kjo pikturë e cila dikur ka qenë pjesë e koleksionit të Royal të Charles I, është shitur më 1950 për vetëm 45 dollarë sepse u konsiderua si një kopje e origjinalit edhe pse në të vërtetë ishtë piktura origjinale.

Përpara se të fillonte ankandi, organizatorët parashikuan që vlera e saj maksimale e shitjes do të arrinte në 280 milionë dollarë. Por ecuria e ankandit i surprizoi të gjithë, kur në fund të 19 minutave, një blerës i cili nuk u bë i njohur për publikun e bleu atë për 450 milionë dollarë.

Ne jemi jazhtëzakonisht të kënaqur me ecurinë e ankandit, shprehen organizatorët e tij. Rekordi i mëparshëm për një pikturë të shirur nga ne ishte ai i Pablo Picasos “Femrat e Algjerisë” që u shit për 179.4 milionë dollarë në 2015 dhe po në të njetin viti por vetëm pak muaj më vonë, vendin e saj e zuri piktura e Paul Gauguin, “Kur do të martohesh me mua?”, e cila u shit për 300 milionë dollarë.

Piktura e Da Vinçit ka të pikturuar Krishtin me një mantel të kaltër që mban në dorë një sferë kristali, që përfaqëson Tokën dhe është një prej pikturave të pakta të këtij piktori. Të shumtë janë edhe ata që besojnë se kjo do të jetë edhe një prej pikturave të fundit të Da Vinçit prandaj edhe vlera e saj arriti shifrën rekord të mësipërme.

Kur ka qenë e ekspozuar në ankande të shteteve të ndryshme, si në Londër, Hong Kong apo në San Fransisko, “Shpëtimtari i Botës” ka qenë një prej pikturave që ka tërhqur vëmendjen dhe që ka magjepsur qindra mijëra njerëz. Në vitin 2011, pas një hetimi gjashtë-vjeçar, piktura, e cila njihet gjithashtu edhe si versioni mashkull i Mona Lizës, u konfirmua mbi origjinalitetin e saj. Pothuasje dy shekuj pas vdekjes së Leonardo da Vinçit kjo pikturë u zhduk nga 1763 për t’u gjetur vetëm në vitin 1900, kur u ble nga Sir Charles Robinson, një koleksionist arti.

Kjo pikturë konsiderohet edhe si një prej gjetjeve më të mëdha artistike të 100 viteve të fundit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz