Kompania e njohur e kafesë Lavazza vjen me një risi të këndëshme: pini kafenë dhe më pas hani filxhanin me të cilin jeni servirur. Megjithëse ideja për krijimin e këtyre filxhanëve daton që nga viti 2003, realizimi i tyre si duket ka mbetur vetëm në letër.
Por tashmë kafja të shijon gjithmonë e më shumë sepse përcillet me një ëmbëlsirë gjatë pirjes, apo edhe pas pirjes së kafesë për të cilën Lavazza ka krijuar filxhanin “Cookie Cup”, i cili mund të hahet pasi ta keni pirë kafenë.
Dizajnimi vjen në bashkëpunim mes dizajnerit Enrique Luis Sardi, ekipit të Qendrës Trajnuese të Lavazza dhe pastiçerit Cataldo Parisi dhe është i prodhuar nga brumi i ëmbëlsirave në formë të filxhanit ndërkaq pjesa e brendshme është mbuluar me një shtresë izoluese prej sheqeri dhe çamçakëzi që shërben për të mbrojtur filxhanin nga shkrirja si dhe për t’i dhënë shije të ëmbël kafesë. Edhe logo e kompanisë është e shtypur në letër që hahet.