Kanë mbetur edhe të paktën 16 bashki në gjithë vendin që ende nuk kanë një plan të përgjithshëm vendor por që kanë lidhur tashmë një akt-marrveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të t’i mbështetur ato financiarisht në mbylljen e këtij procesi. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) bëri me dije se tashmë ka nisur faza e parë e punës për hartimin e polaneve të përgjithshme vendore për të gjithë ato bashki që nuk e kanë ende këtë document të rëndësishëm. Bëhet fjalë për bashki të tilla si Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Tepelenë, Libohovë, Finiq, Delvinë, Pustec, Maliq, Devoll.
Në takimin e parë me grupet e punës së këtyre Bashkive nga ana e AKPT është vënë theksi tek mësimet e nxjerra nga hartimi i planeve vendore të bashkitë paraardhëse që e kanë kaluar tashmë këtë proces dhe kanë sot në fuqi planet e tyre vendore ose i kanë në proces miratimi.
“16 bashkitë e reja, të cilat kanë lidhur Akt-Marrëveshjet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për financim për procesin e hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, janë në procesin e marrjes së Nismës, e cila i paraprin hartimit të dokumentit të PPV-së. Fillimi i këtij procesi, shënon një mbulim 100% të territorit të Shqipërisë me Plane Vendore, sipas ndarjes Administrative-Territoriale” bëri me dije AKPT.
Sakaq bashkive u janë dhënë 11 pika të cilat duhet t’i kenë parasysh gjatë procesit të hartimit të dokumentit të tyre më të rëndësishëm të planifikimit të territorit. Ndër të tjera bashkitë duhet të respektojnë të gjithë kuadrin ligjor lidhur me planfikimin, të zbatojnë parimet e nënvizuara në to, të ketë pjesëmarrje active nga të gjithë aktorët e përfshirë në proces, të respektojnë hallkat e nevojshme në fazën e hartimit dhe të miratimit të planit.
Duke qenë se aktualisht janë miratuar edhe Plan ii Përgjithshëm Kombëtar, ai i Bregdetit si dhe ai për zonën Tiranë-Durrës në varësi të venndodhjes së Bashkisë, duhet të bëhet harmonizim edhe me këto dokumenta. Grupet e punës duhet të kenë një fokus të gjerë tek përmirësimi i pjesëmarrjes së purblikut në procesin e planifikimit dhe vendimarrjes si dhe të përdorin të gjitha mjetet që mundëoshen sot për lehtësimin dhe saktësimin e procesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.