Aksionet në disa nga ndërmarrjet më pak fitimprurëse dhe me më shumë borxhe të Evropës janë pozicionuar të performojnë më mirë në muajt e ardhshëm në qoftë se Banka Qendrore Evropiane fillon të blejë obligacione të korporatës për të luftuar kërcënimin e deflacionit.
Banka Qendrore Evropiane ka ‘hapur derën’ për blerjen e letrave me vlerë të mbështetura në aktive të tilla si borxhi i siguruar i korporatës me qëllim ‘rigjallërimin’ e aktivitetit ekonomik në zonën e euros, një masë që pritet ti japë një shtytje të re rritjes prej 20 për qind të aksioneve evropiane që nga qershori.
Blerja e borxhit të korporatave do të ulë koston e huamarrjes ku është ende i lartë, sikundër është në Evropën jugore, duke sjellë lehtësim për kompanitë që po përballen me ‘grumbuj’ të lartë borxhesh dhe fitime të ‘vakta’, të tilla si bankat italiane dhe spanjolle dhe prodhuesi i makinave franceze Peugeot.
Francesco Curto, strateg në Deutsche Bank, rekomandoi shqyrtime për kompanitë të cilat tregtojnë në një çmim të ulët në krahasim me vlerën kontabël të aktiveve të tyre – një shenjë se tregu ‘vë bast’ në rënien strukturore në fitimet e tyre – dhe të cilat gjithashtu kanë borxh të lartë, fitime ‘anemike’ dhe ‘ndjeshmëri’ ndaj vet ekonomisë së Evropës.
Nga 17 kompanitë në indeksin STOXX Europe 600 që tregtojnë nën vlerën kontabël, që kanë më shumë borxh neto se kapital dhe konvertojnë më pak se 15 për qind të shitjeve të tyre në fitim para tatimi, tetë janë banka italiane dhe tre janë huadhënës spanjollë, treguan të dhënat e Thomson Reuters StarMine.
Ato përfshijnë huadhënësitmë të mëdhenj dhe të tretët më të mëdhenj të Italisë, UniCredit dhe Monte Paschi, dhe Banco Popullore të Spanjës.
Të tjerët janë kompani jo-financiare problematike me borxh neto dy ose tre herë madhësinë e kapitalit të tyre, të tilla si Telecom Italia e Italisë dhe Peugeot e Francës.