Ndërsa qarkullojnë prej muajsh spekulimet se Milan mund të jenë subjekt i përpjekjes për tu blerë këtë vit, raportet e fundit sugjerojnë se një investitor i ri ka të ngjarë të shfaqet që në fundjavë.
Sikundër referoi La Repubblica në fillim të kësaj jave, biznesmeni tajlandez Bee Taechaubol ka konfirmuar se ai eshte fare afër arritjes së një marrëveshje për të blerë klubin nga familja Berluskoni.
Mendohet se ai do të sigurojë një shifër fillestare prej 20 për qind të aksioneve në klub përpara se të blejë shumicën e aksioneve prej 65 për qind vitin e ardhshëm. Megjithatë ka pasur raporte të kundërta që pretendojnë se mund arrihet një shumicë e menjëhershme.
Kuq e zinjtë natyrisht që do të kryejnë hulumtimet e tyre paraprake dhe do të sigurohen që burimet e financave të tij të jenë brenda rregullave në mënyrë që të garantojnë se e ardhmja e klubit është e sigurtë.
Nga ana tjetër, kjo pritet të hapë rrugën për investime të reja dhe me shpresë per një pronar të ri të shumicës që ka për zemër interesin më të mirë të klubit.