Efektet e ngadalta të rregullave të reja të Europës
13 janari i 2018 supozohej se do të shënonte një hap të rëndësishëm drejt ekspozimit të sistemeve bankare të Bashkimit Europian ndaj konkurrencës dixhitale. Direktiva e rishikuar e Bashkimit Europian për shërbimet e pagesave (PSD2) hyri në fuqi; kështu bëri një variant britanik, Open Banking, një shërbim financiar, fryt i një hetimi nga mbikëqyrësi kombëtar i konkurrencës. Një vit më pas, edhe pse në qetësi të plotë dhe pa shumë zhurmë, progresi ende vazhdon, shkruan The Economist.
Në thelb, rregullat e reja kërkojnë të sigurojnë që teknologjia dixhitale të nxisë konkurrencën, duke lehtësuar kontrollin e bankave ndaj të dhënave financiare të klientëve, por pa kompromentuar sigurinë. Ata u lejojnë palëve të treta, qoftë firmave të teknologjisë apo bankave të tjera, të mbledhin informacione nga disa llogari të ndryshme, me lejen e klientëve, në mënyrë që njerëzit të mund të menaxhojnë më mirë financat e tyre.
Kjo gjë i lehtëson edhe më shumë procedurat për firmat e palëve të treta, që të paguajnë tregtarët online direkt nga llogaritë e klientëve. Shërbimi financiar, Open Banking, është i detyrueshëm vetëm për nëntë bankat më të mëdha të Britanisë, edhe pse shumë të tjera kanë nënshkruar. Jo të gjitha prej tyre ishin gati në fillim. “Gjatë 200 viteve të fundit, bankat janë përqendruar në ruajtjen e të dhënave të klientëve dhe mosdhënien e tyre ndaj palëve të tjera”, shprehet Emmet Rennick nga firma e konsulencës, Oliver Wyman.
Gjatë vitit të kaluar, ose edhe rreth dy vite më parë, atyre iu tha se “se kjo nuk ishte mënyra e duhur në të cilën duhet të vepronin”. Disa prej tyre kanë bërë përmirësime në këtë drejtim, duke krijuar dhe duke vënë në përdorim aplikacionet e tyre të grumbullimit. Koha mesatare e reagimit të API-ve të bankave, (programi softuerik që mundëson qasje në të dhënat e lejuara), ndaj pyetjeve te palët e treta u përgjysmua mes korrikut dhe nëntorit.
Megjithatë, Jaidev Janardana, drejtori ekzekutiv i Zopa, një huadhënës britanik online, thotë se përmirësimi më i madh do të ishte ai që do të krijonte një lidhje midis aplikacionit smartphone të Zopa dhe bankave huamarrësve. (Aplikantët dikur i dërgonin PDF të dokumenteve të deklaratave bankare për të konfirmuar të ardhurat e tyre, ndërsa tani Zopa mund të shikojë ato nëpërmjet API-ve të bankave.) Vetëm gjysma e aplikantëve që arrijnë në këtë fazë e përfundojnë atë, rreth 15-20%.
Mënyra se si do të funksionojnë programet softuerike API-të e bankave në vende të tjera të Europës është gjithashtu një prej pyetjeve të bëra më shpesh gjatë kësaj periudhe. Dhe deri në momentin që kësaj pyetje t’i jepet një përgjigje, elemente të ndrysme të mjedisit politik dhe rregullator do të mbeten të paqarta, shprehet Daniel Kjellen nga kompania suedeze Tink. Vitin e kaluar, Autoriteti Bankar Europian, një rregullator, hartoi standardet teknike, të cilat priten të hyjnë në fuqi në shtator.
Bankat supozohen që të jenë të pajisura me programe softuerike API, në mënyrë që palët e treta të kenë mundësi t’i testojnë ato dhe rregullatorët t’i miratojnë. Firmat e teknologjisë financiare janë të shqetësuara në lidhje me faktin se bankat do t’i drejtojnë klientët në aplikacionet e tyre për të autorizuar përdorimin e të dhënave.
Një tjetër shqetësim është se standardet mund të shtohen, duke rritur kostot e palëve të treta dhe njëkohësisht duke bërë shumë pak në drejtim të unifikimit të tregjeve bankare të Europës. Berlin Group, që përfshin mbi dhjetëra banka dhe firma financiare, ka publikuar një strukturë të përbashkët. Disa rregullatorë po promovojnë edhe standardet kombëtare.
Një pyetje tjetër në këtë drejtim është sesa europianët do të jenë të gatshëm për të përdorur një aplikacion të tillë, duke marrë në konsideratë faktin se numri i njerëzve që braktisin bankat është shumë i lartë dhe jo më aplikacionet e ndryshme. Por sipas Yolt, një firme kërkimi e kontraktuar nga banka holandeze, ING, shprehet me krenari se numri i përdoruesve britanikë ndaj bankave online është rritur me mbi 500,000 përdorues, gjë që tregon se numri i përdoruesve të bankave online po shënon rritje të konsiderueshme.