Rritja në 48 e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës do të rriste në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat për FIFA-n. Sipas një dokumenti të publikuar nga AFP, projekti i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të vlente rreth 600 milionë euro më shumë në të ardhura.
Formati i zgjedhur nga numri 1 i FIFA-s çon në 48 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës të ndara në 16 grupe me nga 3 kombëtare secila. Sipas një studimi, kjo do të rriste deri në 4,18 miliardë dollarë (3,95 miliardë euro) të ardhurat krahasuar me 3,54 miliardë dollarë (3,35 miliardë euro) që është parashikuar për Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Në të njëjtën kohë, shpenzimet që lidhen me rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse dhe numrit të ndeshjeve të luajtura (80 kundër 64 të formatit me 32 skuadra) do të rriteshin rreth 325 milionë dollarë (307 milionë euro).
Në veçanti, të ardhurat nga të drejtat televizive do të rriteshin deri në 505 milionë dollarë, ndërsa ato që do të vinin nga marketingu do të rriteshin deri në 370 milionë dollarë.
Ky format me 16 grupe të përbëra nga 3 skuadra (ku dy të parat klasifikohen direkt për fazën e 16 më të mirave) do të gjeneronin më shumë se 640 milionë dollarë të ardhura (605 milionë euro) krahasuar me parashikimet e bëra për Kupën e Botës 2018 të miratuara në Kongresin e fundit të FIFA-s. Megjithatë, këto parashikime mbeten ende të vështira për t’u arritur, duke qenë se dy sponsorët kryesorë nuk janë zëvendësuar ende.
Megjithatë ky nuk do të jetë i vetmi format i propozuar nga presidenti Gianni Infantino këtë të martë në Këshillin e FIFA-s. Ekziston edhe një variant që Botërori të ketë 40 skuadra (një version me 8 grupe me nga 5 skuadra; një tjetër version me 10 grupe me nga 4 skuadra) – një ide të cilën Infantino e kishte parashtruar gjatë një fushate elektorale). Ish-krahu i djathtë i Michel Platini, megjithatë, duket se është më tepër pro formatit me 48 skuadra dhe që do të zgjaste po 32 ditë.
Një çështje tjetër rëndësishme që do të diskutohet nesër në Zyrih është edhe numri i vendeve shtesë që do të ketë secila konfederatë.
Në një kampionat botëror me 40 skuadra, Europa mund të fitojë 1 vend (nga 13 vende mund të shkojë në 14), Afrika, 2, (nga 5 në 7 vende) ndërsa Azia mund të fitojë 1,5 vende (nga 4,5 mund të shkojë 6)