Ministri i Cështjeve sociale dhe rinisë z.Blendi Klosi prezantoi planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020. Në ceremoninë e rastit të organizuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Qytetin e Elbasanit, krahas drejtues të qëndrave sociale në këtë rajon.
Plani i miratuar sivjet nga qeveria shqiptare shpreh angazhimin e qeverisë për punësim, arsimin profesional, praktikat mësimore, ngritjen e qendrave rinore, mbrojten e shëndetit të të rinjve, rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete social kulturore dhe proceset vendimarrëse. Synimi kryesor i këtij plani është përmirësimi i cilësisë së jetës së të rinjve dhe forcimi i statusit të tyre, përmes zhvillimit të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetsi, kulturë dhe rritjen e pjesmarrjes së plotë të të rinjve në shoqëri dhe vendimarrje.
Zbatimi i planit Kombëtar të Veprimit për rininë 2015-2020 do të kontribuojë në krijimin e kushteve dhe një mjedisi të sigurtë social, shëndetësor dhe politik, për një rini aktive dhe të barabartë në të gjitha fushat e jetës dhe me status të konsoliduar për të ardhmen e tyre.
Objektivat më të rëndësishëm të këtij plani kanë të bëjnë me: nxitja e punësimit të të rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës; shëndeti, sporti dhe mjedisi; edukimi i të rinjve; Mbrojtja sociale.
Ky plan është hartuar pas takimeve konsultative në 12 qarqet e Shqipërisë me përfshirjen e rreth 12 mijë të rinjve studentë dhe përfaqsues të organizatave të shoqërisë civile si dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e linjës
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.