Axehnda e përbashkët rajonale, shkëmbimi profesional, përgatitja e planeve të përbashkëta për investime janë sërish në qendër të vëmendjes që Këshilli Rajonal Europian, po i kushton vendeve të Ballkanit.
Në takimin e tretë, të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Tiranë, lidhur me komponentët e Plani Multi-Vjetor i Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale janë bërë me dije, se gjatë periudhës korrik-dhjetor 2018, progresi i bërë deri më tani:
– Në axhendën digjitale – Negociatat për një Marrëveshje të Re Gjithëpërfshirëse Roaming për WB6 ka përfunduar me sukses – marrëveshja pritet të nënshkruhet në Beograd, gjatë Samitit Dixhital, më 4-5 prill 2019.
– Mbi lëvizshmërinë – Negociatat për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për mjekët, dentistët, arkitektët dhe inxhinierët janë në rrugë të mbarë – marrëveshja do të nënshkruhet në Poznan nga Kryeministrat e BB-së;
– Për investimet – Përgatitja e planeve të veprimit për reformën e politikës së investimeve të BB6 (IRAPs) finalizuar dhe miratuar në fillim të vitit 2019;
Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i RCC, i kujtoi të gjashtë shteteve që përbëjnë Ballkanin Perëndimor, mbi rëndësinë e zbatimit të asaj që liderët e tyre ranë dakord në Trieste, rezultate konkrete dhe të prekshme që qytetarët e Ballkanit Perëndimor e meritojnë.
“Detyra jonë është të përkthejmë angazhimet dhe vullnetin politik në veprime dhe rezultate konkrete, me afate të realizueshme dhe me një nivel të njëjtë ambicie si politikanët tanë. Progresi i bërë deri më tani është i jashtëzakonshëm, por ne duhet të rritim përpjekjet tona, pasi pritjet e rajonit tonë janë të larta, si nga qytetarët tanë ashtu edhe nga BE, “përfundoi Turdiu.
Hapat e ardhshëm në zbatimin e MAP ARE për shkak të Samitit të Poznanit janë si më poshtë:
Axhenda dixhitale
– Marrëveshja Rajonale për Roaming për të eliminuar tarifat e roaming-ut që nga viti 2021 dhe për të hapur rrugën për uljen e roamingut në BE;
– Krijimi i një platforme rajonale të shkëmbimit midis WB6 mbi kërcënimet dhe incidentet e sigurisë në internet;
– Lehtësimi dhe mbështetja e bashkimit të BB në programin e BE për zgjidhjet e TI (ISA2)
– Zbatimi i projekteve të lidhjes dixhitale brenda WBIF dhe axhendës rajonale të lidhjes.
Lëvizshmëria
– Nënshkrimi i Marrëveshjes së parë rajonale për njohjen reciproke të BBB6 për Kualifikimet Profesionale;
– Përgatitja e Deklaratës për Njohjen Automatike të Kualifikimeve Akademike në mes të BB6;
– Nisja e sistemeve të informacionit mbi profesionet e rregulluara dhe mbi kualifikimet akademike
Investimet
– Pritet të përfundojë reforma e investimeve dhe në shërbim të drejtimit të rajonit drejt komunitetit global të biznesit;
– Duhet të punohet për një program të përbashkët të investitorëve gjatë shtimit të rritjes së kapaciteteve të Agjencive për Promovimin e Investimeve, veçanërisht nëpërmjet rritjes së kapitalit të tyre njerëzor;
– Propozimi i instrumentit të investimeve rajonale për implementimin e axhendës së reformës së investimeve rajonale që shërben si një standard rajonal për investime
– Zhvillimi i raportit ndërmjetës në segmentet e tregut financiar me qëllim të zbatimit të strategjisë rajonale dhe reformave të ndërlidhura nëpërmjet planeve individuale të veprimit për thellimin e tregjeve financiare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.