Plani për fabrikë për plehrat kimike në Fier, investim deri në 650 milionë euro

15/09/2017 8:44 AM 0 komente

Industria kimike ka qenë dikur një shtyllë e rëndësishme, por sot nga ajo e kaluar nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë gjithsesi ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie kjo edhe nën ethet e gazifikimit. Sipas këtij dokumenti parashikohet mundësia e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në zonën e Fierit që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro.

“Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri  duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Kapaciteti i kësaj fabrike mund të variojë nga 420 mijë tonë/vit nëse do të mbulojë nevojat e Shqipërisë dhe Kosovës, në 180 mijë tonë/vit nëse do të mbulojë edhe nevojat e Malit të Zi, Maqedonisë dhe pjesërisht Bosnjë-Hercegovinës. Në varësi të këtyre kapaciteteve fabrika mund të kushtojë nga 260 milionë euro deri në 650 milionë euro. Në varësi të kapacitetit, konsumi i gazit në këtë fabrikë mund të variojë nga 280 mmk/vit (milion metër kub) deri në 580 mmk/vit.

Vendndodhja e fabrikës pranë Fierit në afërsi të TAP dhe IAP  nuk do të ndikojë në madhësinë, formën apo kapacitetin e rrjetit kombëtar të gazit dhe për rrjedhojë nuk ka ndikim në Master Planin e Gazit Natyror për Shqipërinë.

Konsulenti ka vërejtur se ka pasur 8 fabrika të prodhimit të plehrave kimike në rajon dy prej të cilave janë çmontuar kohëve të fundit ose janë konvertuar në fabrika për përdorime të tjera kimike. Konsulenti gjykon se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së fitimeve e cila mund të ketë ardhur nga mungesa e ekuilibrit midis kërkesës dhe ofertës në rajon.

Për këtë arsye konsulenti rekomandon që të bëhet një analizë e plotë e tregut dhe një plan biznesi para se të merret çdo vendim në lidhje me investimin për një fabrikë të plehrave kimike në Shqipëri”

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz