Planit rregullues i Tiranës, Bashkisë Kamëz dhe Komunës Paskuqan ka nevojë për rishikim. Kreu i ALUINZI-t Artan Lame në një dalje para mediave tha se në këto zona regjistrohet edhe numri më i madh i banesave informale. Lame tha se me një letër drejtuar kryeministrit Rama do të kërkohet rishikimi këtyre planeve rregulluese, sa i takon planifikimit të lartësisë në këto zona, rrjeteve infrastrukturore, dhe të përdorimit të tokës.
“Situata më problematike paraqitet në Kamëz dhe Paskuqan. Janë rreth 14 mijë objekte mund të penalizohen. Vetëm në Kamëz janë 4 mijë aplikues që rrezikojnë të përjashtohen nga legalizimi. Bulevardi “Berisha” në Kamëz ka shumë objekte të bllokuara. I kemi kërkuar bashkisë së Tiranës të bashkëpunojë për planin rregullues, dhe kemi kërkuar informacion nga ky institucion. Nuk duam që reforma jonë e legalizimeve të mbetet në duart e papërgjegjshmërisë politike. Për këtë do t’i dërgojmë një letër kryeministrit Rama ku do të kërkojnë të rishikohet plani rregullues i Tiranës, plani i përgjithshëm rregullues i bashkisë Kamëz, dhe i komunës Paskuqan. Po kështu kërkojmë të bëhet një analizë reale në terren e ndërtimeve. Kjo kërkesë ka për qëllim rishikimin e planifikimit të lartësisë së ndërtimeve në këto zona, rrjeteve infrastrukturore, dhe të përdorimit të tokës”, tha Lame.
Situata më problematike brenda Tiranës paraqitet në njësitë 6 dhe 7, të cilat rrezikohen edhe më shumë të penalizohen nga legalizimi. Vetëm në kryeqytet, rrezikojnë të mos legalizohen 5 mijë objekte. Ndërsa, deri më tani sipas ALUIZNI-t rezultojnë të jenë bërë 36 mijë vetëdeklarime të objekteve informale.
– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/plani-rregullues-lame-14-mij–objekte-rrezikojn–legalizimin-239665.html#sthash.vzQdT5it.dpuf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.