Vendet e Europës Jugore (por jo vetëm) në të ardhmen mund të mbështeten në Mekanizmin e Stabilitetit Europian (ESM) “jo vetëm në rast të falimentimit, por edhe në përmirësimin e kushteve ekonomike në kohë krizash dhe fatkeqësish natyrore”. Ky është skenari në të cilin punonte ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, sipas Bild.
Në këmbim, megjithatë, vetë ESM duhet të përfitojë “ndikim më të madh në buxhetet e vendeve të Eurozonës”, e hipotezuar më parë, nga Bundesbank dhe ministri gjerman i Financave, për të zëvendësuar Komisionin Europian, i cili i konsiderohet shumë politik, në auditimin e llogarive publike dhe në dhënien e sanksioneve.
Plani, i cili mund të materializohet pas zgjedhjeve gjermane të 24 shtatorit, do të krijohet për të përmbushur edhe kërkesat e presidentit francez Emmanuel Macron, shkruan ende Bild. Tabloidi gjerman raporton në një ton alarmant se në këtë mënyrë “Gjermania, nëpërmjet derës së shërbimit, do të mbante në dispozicion paratë e taksapaguesve për të mbështetur një rritje më të madhe të Italisë, Francës dhe të tjerëve”. Dhe ai shton se “është e paqartë se kur shteteve u kërkohet të kthejnë këto para”. Konsideratat e fundit po ndikojnë në klimën zgjedhore të vendit që shkon në votim më 24 shtator, por Schauble në të vërtetë po mendon të japë më shumë pushtet ndaj ESDP-së në kurriz të Komisionit Evropian, të konsideruar tepër të dobët dhe të përgjegjshëm ndaj kërkesave të vendeve mëmë. Pra, propozimi është shumë më kompleks se sa duket në shikim të parë.
Sipas Komisionit, megjithatë, Mekanizmi i Stabilitetit Europian, është vetëm një “mjet qendror për menaxhimin e mundshëm të krizës në zonën e euros”, – nuk është kujdestari i llogarive të shteteve anëtare, edhe nëse do të mundte përfundimisht të bëhet “e ardhmja e mbështetjes së përbashkët të një unioni bankar”. Nuk është e lehtë nëse mendoni se bashkimi bankar ende nuk ka një sistem të përbashkët të garantimit të depozitave, sepse nuk ka besim në shtetet partnere, analizon e përditshmja italiane Il Sole.
Evolucioni i ESDP-së mund të lehtësojë forcimin e ‘qeverisjes ekonomike’ dhe integrimin e politikave buxhetore. Nuk është rastësi që Presidenti francez, Emmanuel Macron, tregon një buxhet të Eurozonës dhe një ministër të përbashkët Financash. Pikëpamja gjermane e kësaj perspektive është respektimi i rregullave buxhetore, sigurisht jo heqja nga kuadri i masave shtrënguese dhe bilanceve të garantuara nga Pakti i Stabilitetit dhe Pakti Fiskal.