Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit pritet t’i nënshtrohet sërish disa ndryshimeve. Në draftin e depozituar në Kuvend, Ministria e Zhvillimit Urban argumenton se këto ndryshime synojnë lehtësimin e procesit të hartimit e të zbatimit të planeve vendore në një kohë më të shpejtë dhe pa u zvarritur. Bashkive pritet t’u jepen më shumë kompetenca me synim thjeshtimin e procedurave për zhvillimin e territorit në rastin kur ndërmerren nisma publike apo private.
Drafti parashikon edhe ndryshime në fushën e lejeve të ndërtimit, që janë:
– Saktësohet se taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet sipas ligjit për sistemin e taksave vendore dhe se nuk zbatohet për rikonstruksionin e godinave;
– Lejohet mundësia e shtyrjes së afatit të lejes së ndërtimit deri në 3 herë, me gjobë progresive;
– Hiqet detyrimi i pajisjes me certifikatë përdorimi për punimet e kryera me deklaratë paraprake punimesh;
– Përshtatet terminologjia me atë të parashikuar nga legjislacioni për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
– Parashikohet detyrimi që aplikimi për leje ndërtimi të kryhet vetëm përmes sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.