Planifikimi i tubacionit të ri të gazit natyror në Ballkan

09/03/2018 10:31 PM 0 komente

Në takimin e katërt të Këshillit Konsultativ mbi “Korridorin Jugor” në Baku, ministrat e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë, konfirmuan domosdoshmërinë e përfundimit të këtij Korridori, teksa edhe MarošŠefčovič, nënkryetar i Komisionit Europian dhe Komisionerit të Energjisë, u shpreh se zbatimi i këtij projekti do ta bëjë Europën më të fortë se më parë.

Korridori Jugor i Gazit është një projekt strategjik që do të forcojë sigurinë energjetike të Europës dhe për këtë arsye, BE-ja po e mbështet këtë projekt që në fazat e para.
Z. Šefčovič shtoi se “në planin afatgjatë, qëllimi është të krijojmë një treg paneuropian të energjisë që do të funksionojë mbi bazë të rregullave të tregut të lirë, konkurrencës dhe burimeve të larmishme të energjisë.

“Ne jemi të befasuar me përparimin në drejtim të zbatimit të projektit të Korridorit Jugor”, u shpreh diplomati amerikan, SueSaarnio. Ai theksoi se që nga momenti i parë, ne i kemi mbështetur përpjekjet e Europës për të mundësuar sigurinë e saj energjetike.

Ai kujtoi gjithashtu se Korridori Jugor, i cili përbëhet nga Gazsjellësi i Trans Anatolisë dhe ai Trans Adriatik, është transferimi në Europë nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit i gazit të Azerbajxhanit, si një burim alternativ i gazit rus.

ΤΑΝΑΡ, gati në korrik

Sipas deklaratës së ministrit turk të Energjisë, Berat Albayrak, Gazsjellësi i Trans Anatolisë pritet të përfundojë në një hark kohor prej gjashtë muajsh. Ai shton se, sipas planit të hartuar fillimisht, ky projekt parashikohet të përfundojë edhe më herët.

Projekti ka nisur

Një kompani e re, e cila do të përbëhet nga kompanitë që operojnë me sistemet e gazit (përkatësisht DESFA), në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore të hidrokarbureve SOCAR në Azerbajxhan, do të jetë përgjegjëse për krijimin / ndërtimin e gazsjellësit Adriatik-Jon.

Palët e përfshira kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Qëllimit të këtij bashkëpunimi me rastin e mbledhjes së katërt të Këshillit Konsultativ për Korridorin e Jugut në Baku. “Përvoja e SOCAR-it në fushën e naftës dhe gazit, është e paçmueshme dhe ne do të mbështetemi plotësisht në ekspertizën dhe këshillat e saj në lidhje me gazin natyror”, tha DragicaSekulić, ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi.

Ajo shtoi se Azerbajxhani, jo vetëm e ka treguar, por edhe e ka vërtetuar tashmë se është një investitor serioz në Malin e Zi dhe ne presim që të njëjtat rezultate të arrihen edhe në sektorin e energjisë, i cili do të forcojë më tej marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat edhe tani janë shumë të mira.

Sipas projektit ekzistues, gazsjellësi Adriatik-Jon, do të kalojë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina për të shkuar më tej në Split të Kroacisë dhe më pas do të lidhet me TAP-in dhe ndoshta, edhe me njësinë e LNG në ishullin e Krk-së në Kroaci.

Kapaciteti i gazsjellësit është vlerësuar në 5 miliardë metra kub gaz natyror në vit. Projekti, si propozim, ka qenë një prej planeve të Komunitetit të Energjisë, i hartuar që para dhjetë viteve, por sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, që ka qenë nënshkruar, proceset për zbatimin e tij do të fillonin pikërisht gjatë këtij viti. Që prej vitit 2006, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, ish-Republika e Jugosllavisë, Shqipëria dhe Kosova formojnë të ashtuquajturin Komunitet të Energjisë, i cili synon të krijojë një treg të integruar të energjisë Europian-Trans-Ballkanik.

Bashkëpunimi Shqipëri-Azerbajxhan

Përvoja dhe njohuritë e SOCAR-it në Shqipëri do të ofrohen bashkërisht nga Albgaz dhe SOCAR për të përfunduar ndërtimin e një tubacioni gazi që lidh Fierin dhe Vlorën në Shqipëri si pjesë e projektit të Korridorit Jugor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of