Komiteti i Orientimit të Politikave (KOP) ka prezantuar një sërë projektesh për zhvillimin e turizimit, që synojnë më shumë investime në këtë fushë, rritje të kapaciteteve hoteliere, infrastrukturë rrugore bashkëkohore, përmirësim të imazhit të Shqipërisë nëpër botë si dhe shërbim dhe kushte bashkëkohore në hotelet shqiptare. Kjo platformë vjen në një kohë që sipas ekspertëve të KOP-it dega e turizmit është në udhëkryq, pa drejtim dhe pa imazh të qartë se çfarë lloj turizmi synohet të zhvillohet në Shqipëri, megjithëse ekziston mundësia dhe ka potenciale të konsiderueshme që turizmi të planifikohet e të zhvillohet në mënyrë të tillë që të jetë një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Objektivat e paraqitura synojnë të nxitet dhe të lehtësohet futja e investimeve vendase dhe të huaja në turizëm; të zgjerohet dhe përmirësohet infrastruktura kombëtare dhe ajo e zonave turistike, të zhvillohet një industri turistike e qëndrueshme në harmoni me ambientin, zhvillimi i turizmit të ndikojë në zhvillimin ekonomik të gjithë zonave të vendit dhe degëve të tjera të ekonomisë sidomos bujqësisë, industrisë përpunuese, ndërtimit, transportit, etj. të krijohen mundësi për punësimin e shqiptarëve. Produkti turistik që do të zhvillohetKOP-i planifikon ndërtimin e hoteleve dhe fshatrave turistikë në zonën bregdetare, zhvillimin e turizmit tradicional rural, turizëm familjar, qendra kulturore për festivale muzikë dhe folklori dhe udhëtime në zonat arkeologjike. Ndërsa deri më sot hotelierët shqiptarë janë mjaftuar vetëm me turistët e paktë kosovarë, në platformën e paraqitur, tregu që do të synohet është ai i Kosovës dhe Maqedonisë, i shqiptarëve në emigracion, tregu i vendeve të Europës Juglindore, Bashkimit Europian dhe Amerikës së Veriut, tregu i brendshëm si dhe segmente të tjera të veçanta. Për të arritur një zhvillim të gjithanshëm të turizmit dhe produktit turistik shqiptar Made in Albania, sipas ekspertëve të KOP-it do të kapërcehen disa vështirësi që janë: Mungesa e rrugëve që të çojnë në zonat turistike dhe sistem i jo i përshtatshëm i rrugëve kombëtare, mungesë e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, mungesë e infrastrukturës së mbledhjes dhe trajtimit të ujrave të zeza dhe mbeturinave si dhe mungesa e një aeroporti ndërkombëtar në standarde të pamjaftueshme dhe mungesa e aeroporteve sekondare në zonat turistike. Për të arritur kapërcimin e këtyre vështirësive KOP ka planifikuar që nëpërmjet koncesioneve, partneritetit publik-privat dhe fondeve të buxhetit të shtetit të realizohet ndërtimi i rrugëve, rrjetit të furnizimit me energji elektrike, ujë dhe sistemit të mbledhjes dhe përpunimit të ujrave të zeza në të gjithë qendrat me potencial turistik.Turizëm bashkohor vetëm për 4 vjetNë plan Strategjinë e KOP-it në fushën e turizmit është planifikuar dhe ndërtimi i një aeroporti lokal në zonën e bregdetit të jugut si dhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i porteve të Sarandës dhe Shëngjinit. Nëpërmjet nxitjes së investimeve të sektorit privat në turizëm sipas ekspertëve të KOP-it do të arrihet që në harkun e katër viteve: të rritet kapaciteti akomodues me 10-15 mijë shtretër të rinj; të hapen mbi 50 mijë vende të reja pune në sektorin e turizmit dhe ato mbështetës; të ardhurat nga turizmi të arrijnë deri 800 milion USD në vit si dhe vendi të vizitohet nga rreth 500 mijë turistë në vit. Një tjetër risi e KOP-it është dhe kreditimi i sektorit të turizmit nëpërmjet skemave të kredive të buta dhe afatgjata, fondeve buxhetore dhe granteve do të financohen. Nëpërmjet këtyre kredive sipas ekspertëve të KOP-it synohet Rikonstruksioni dhe kthimi në njësi turistike familjare mbi bazën e ruajtjes së arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore të fshatrave të bregut të jugut. KOP ka planifikuar hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e bregdetit me synim mbrojtjen e zonës bregdetare nga betonizimi, industrializimi pa kriter, zhvillimi i rrjeteve të transportit, energjisë, luftës kundër erozionit, shpyllëzimit, mbrojtjen e florës dhe faunës. Në të njëjtën kohë do të hartohet dhe legjislacioni për ndërtimin dhe shfrytëzimin e marinave si dhe do përshtatet Kodi i Etikës në sektorin e turizmit sipas standardeve të Organizatës Botërore të Turizmit. Turizmi dhe MarketinguNë Platformën e Turizmit, KOP ka planifikuar që të dyfishojë fondet e buxhetit për marketingun e turizmit. Për këtë qëllim do të hapen zyra të informacionit turistik në të gjitha pikat hyrëse kufitare si dhe në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë si dhe do hapen zyra përfaqësimi dhe promocioni në Prishtinë, Prizren, Tetovë, Shkup, Ulqin dhe Korfuz. Nga ana tjetër do të lejohet hyrja e turistëve ditorë me karta identitetiKOP ka parashikuar që në bashkëpunim me institucionet e sektorit të kulturës të hartohet për çdo sezon turistik programi i aktiviteteve kulturore: si festivaleve folklorike, aktiviteteve të ndryshme muzikore, sportive, kulturore, panaire, ekspozita, etj. kombëtare dhe rajonale. Për të sjellë një imazh të ri për Shqipërinë, KOP ka planifikuar të krijojë dhe Rrjetin Kombëtar të Informacionit Turistik on line, si dhe do të botohen materiale promocionuese në bashkëpunim me qeverisjen vendore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.