Nëse ka ndonjë plazh të privilegjuar në botë, me shumë mundësi është ky.
Playa del Amor është i padukshëm nga jashtë dhe në të mund të shkosh nëpërmjet një tuneli 80 metra që lidhet me Oqeanin Paqësor.
Playa del Amor duket sikur ka dalë nga faqet e ndonjë romani: rërë e bardhë, ujë në ngjyrë smeraldi, një strehë e bukur për romancë.
Një vend parajsor, Playa del Amor ndodhet në zemër të arkipelagut amerikanoqendror të ishujve Marieta në Meksikë. Ky plazh është krijuar shekuj më parë brenda një krateri vullkanik.
Kur u publikuan fotot e para të këtij plazhi, pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që ky vend ekzistonte me të vërtetë.
Është një xhevahir dhe si i tillë, i brishtë. Komisioni Kombëtar për Mbrojtjen e Zonave Natyrore ka vendosur që ta hapë për pushuesit për vetëm tre muaj, për të kufizuar dëmtimin e mjedisit dhe veçanërisht vjedhjen e koraleve nga turistët.
Komisioni po ashtu ka vendosur disa rregulla.
-Ishulli nuk mund të vizitohet nga më shumë se 116 vizitorë gjatë ditës.
-Ekskursionet janë të kufizuara, jo më shumë se 15 persona në harkun e 30 minutave.
Këto janë rregulla të forta por të nevojshme e të rëndësishme për të mbrojtur një vend të mrekullueshëm.