Njëzet vjet videolojëra, më shumë se 350 milionë pajisje të shitura, një udhëtim që i ka transformuar videolojërat për të kaluar kohën për ‘të plogështit’ ose fëmijët, në një shtyllë argëtimi me të ardhura më të mëdha se kinemaja, muzika dhe librat. Ka kaluar shumë kohë që kur kutia e parë gri me logon PlayStation doli nga fabrikat japonezepër të pushtuar dyqanet e Akihabara dhe të gjithë Japonisë: ishte 3 dhjetor 1994 dhe, në vetëm 30 ditë, Sony shiti më shumë se 300 mijë.
Shumë nga kritikët, të bindur se Sony nuk do t’ia kishte dalë mbanë përballë Sega dhe Nintendo dhe personazheve të tyre historike si Sonic dhe Super Mario, u mposhtën nga faktet.
Me lançimin e tij në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, në fillim të 1995, PlayStation u bë menjëherë më i shituri i epokës.
Merita e lindjes së PlayStation ka një emër dhe mbiemër: Ken Kutaragi, inxhinier elektronike që hyri në Sony menjëherë pas diplomimit, në vitet ‘70.
Shumë besojnë se ardhja e PlayStation është shkak i prishjes së marrëveshjes me Nintendo, sipas së cilës Sony duhet të kishte prodhuar një njësi CD Rom për Super Nintendo. Bëhej fjalë për version të rishikuar dhe të korrektuar të SNES, konsoli më i shitur i 16-njësi, i cili, përveç njësive të lëvizshme për ruajtjen e të dhënave mundësonte edhe leximin e CD-ve, që po fillonin të përdoreshin me shpejtësi si standard i ri jo vetëm për muzikën, por edhe për software (programe kompjuterike).
Pajisja quhej pikërisht PlayStation, por në momentin e fundit Nintendo i ktheu shpinën Sony dhe u bashkua me Philips për të realizuar CD e dështuar(për të cilin dolën disa lojëra Nintendo, si aventura e Zelda-s, në atë periudhë refuzuar nga publiku dhe kritikët, por sot një mall i vlefshëm përkoleksionistët). Projekti dështoi, por nga hiri i tij lindi PlayStation i parë.