Plazhe të zinj, rozë, të gjelbër… zgjedhja ju mbetet vetëm juve

30/06/2017 4:15 PM 0 komente
Pink Beach - Komodo Island, Indonesia

I keni planifikuar pushimet tuaja për këtë vit? Nëse ende nuk keni vendosur për destinacionin tuaj, ne ju vijmë në ndihmë duke ju prezantuar disa prej kryeveprave të natyrës, plazhet më të veçantë në botë për nga ngjyra e rërës që kanë…

Pailoa, plazhi me rërë të zezë në Maui, Hawai

Ky plazh ndodhet në Waianapanapa State Park dhe rëra e zezë e tij është krijuar nga disa copëza shkëmbinjsh me të njëjtën ngjyrë. Waianapanapa në gjuhën vendase do të thotë “ujë i kristaltë” dhe kjo gjë kuptohet fare mirë nga kontrasti që krijohet ndërmjet rërës së zezë dhe pastërtisë së ujit të kristaltë.

ailoa Beach - Maui, Hawaii

San Blas, plazhi me rërë portokalli në Gozo, Malta

I ndohur në Gozo, plazhi San Blas është një prej plazheve me ujë më të pastër dhe shumë i frekuentuar edhe nga turistë të ndryshëm gjatë stinës së verës. Karakteristikë e këtij plazhi është rëra në ngjyrë portokalli nga niveli i lartë i oksidit të hekurit.

San Blas Beach - Gozo, Malta

Pink, plazhi me rërë me të njëjtin emër (rozë) në Komodo, Indonezi

I njohur edhe me emrin Pantai Merah, plazhi me rërë rozë ndodhet në ishullin Komodo, një prej 1,700 ishujve të Republikës së Indonezisë. Ky plazh është një prej 7 plazheve me rërë rozë në botë. Ngjyrën ai e ka marrë si pasojë e koraleve të vdekura të cilat janë nxjerrë në breg nga uji. Ky plazh ndodhet shumë pranë Parkut Kombëtar të Komodos, prandaj do t’ju krijohet mundësia për t’i vizituar të dyja.

Pink Beach - Komodo Island, Indonesia

Papakolea, plazhi me rërë të gjelbër në ishullin Hawai

I njohur me emrin Mahana, plazhi Papakolea është një prej 4 plazheve me rërë të gjelbër në të gjithë botën.

Papakolea Beach - Hawaii Island, Hawaii

Kaihalulu, plazhi me rërë të kuqe në Maui, Hawai

Plazhi Kaihalulu është një prej plazheve me rërë të kuqe më të veçantë në të gjithë botën. Këshillohet që nëse e vizitoni këtë plazh të mos i merrni me vete fëmijët, sepse terreni nuk është i përshtatshëm.

Kaihalulu Beach, Maui

Horseshoe, plazhi me rërë rozë në Bermuda

Edhe ky plazh është një prej më të famshmëve me rërë rozë, por në ndryshim me plazhet e tjera këtu mund të gjeni të gjitha komoditetet e nevojshme, sepse ky është një prej më të frekuentuarve.

Horseshoe Bay Beach - Bermuda

Reynisfjara, plazhi me rërë të zezë në Islandë

Plazhi me rërë të zezë, Reynisfjara, ndodhet në qytetin Vik në jug të Islandës. Në rrethinat pranë këtij plazhi ndodhen disa zona shumë të bukura dhe njokohësisht shumë të frekuentuara nga disa prej fotografëve më të njohur në botë, sepse pamja dhe drita këtu vështitrë të gjendet në zona të tjera.

Reynisfjara Black Sand Beach - Iceland

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz