I keni planifikuar pushimet tuaja për këtë vit? Nëse ende nuk keni vendosur për destinacionin tuaj, ne ju vijmë në ndihmë duke ju prezantuar disa prej kryeveprave të natyrës, plazhet më të veçantë në botë për nga ngjyra e rërës që kanë…
Pailoa, plazhi me rërë të zezë në Maui, Hawai
Ky plazh ndodhet në Waianapanapa State Park dhe rëra e zezë e tij është krijuar nga disa copëza shkëmbinjsh me të njëjtën ngjyrë. Waianapanapa në gjuhën vendase do të thotë “ujë i kristaltë” dhe kjo gjë kuptohet fare mirë nga kontrasti që krijohet ndërmjet rërës së zezë dhe pastërtisë së ujit të kristaltë.
San Blas, plazhi me rërë portokalli në Gozo, Malta
I ndohur në Gozo, plazhi San Blas është një prej plazheve me ujë më të pastër dhe shumë i frekuentuar edhe nga turistë të ndryshëm gjatë stinës së verës. Karakteristikë e këtij plazhi është rëra në ngjyrë portokalli nga niveli i lartë i oksidit të hekurit.
Pink, plazhi me rërë me të njëjtin emër (rozë) në Komodo, Indonezi
I njohur edhe me emrin Pantai Merah, plazhi me rërë rozë ndodhet në ishullin Komodo, një prej 1,700 ishujve të Republikës së Indonezisë. Ky plazh është një prej 7 plazheve me rërë rozë në botë. Ngjyrën ai e ka marrë si pasojë e koraleve të vdekura të cilat janë nxjerrë në breg nga uji. Ky plazh ndodhet shumë pranë Parkut Kombëtar të Komodos, prandaj do t’ju krijohet mundësia për t’i vizituar të dyja.
Papakolea, plazhi me rërë të gjelbër në ishullin Hawai
I njohur me emrin Mahana, plazhi Papakolea është një prej 4 plazheve me rërë të gjelbër në të gjithë botën.
Kaihalulu, plazhi me rërë të kuqe në Maui, Hawai
Plazhi Kaihalulu është një prej plazheve me rërë të kuqe më të veçantë në të gjithë botën. Këshillohet që nëse e vizitoni këtë plazh të mos i merrni me vete fëmijët, sepse terreni nuk është i përshtatshëm.
Horseshoe, plazhi me rërë rozë në Bermuda
Edhe ky plazh është një prej më të famshmëve me rërë rozë, por në ndryshim me plazhet e tjera këtu mund të gjeni të gjitha komoditetet e nevojshme, sepse ky është një prej më të frekuentuarve.
Reynisfjara, plazhi me rërë të zezë në Islandë
Plazhi me rërë të zezë, Reynisfjara, ndodhet në qytetin Vik në jug të Islandës. Në rrethinat pranë këtij plazhi ndodhen disa zona shumë të bukura dhe njokohësisht shumë të frekuentuara nga disa prej fotografëve më të njohur në botë, sepse pamja dhe drita këtu vështitrë të gjendet në zona të tjera.