Ndodhen në Bahamas, 56 km në fillim të gjirit dhe kanë rret 259 mijë kilometra kub ujë. Nëse shkoni të shikoni këto ishuj , vizita juaj do të zgjasë plot një vit, sepse atje ndodhen rreth 356 ishuj duke përbërë gati gjysmën e vendit.
Çdo ishull i Eksumasit është si një gur i çmuar dhe mund të jetë një nga ishujt më të bukur të Bahamasit, me ujë të ngohtë dhe rërë të nxehtë.
Shumë nga plazhet në Bahamas janë krejtësisht të izoluar. Pra nuk ka varka apo turma njerëzish, ndaj je I lirë të bësh çfarë dëshiron. Nëse jeni i apasionuar ndaj zhytjes mos harroni të merrni me vete pajisjet e duhura. Ishujt këtu janë një park detar I mbrojtur dhe një thesar kombëtar.
Gjiri Mejxhërs
Nëse mendoni që në Havai nuk ka mbetur asgjë e re për t’u zbuluar, gaboheni. Aty ndodhet një vend me emrin, Kauai, ekzistencën e të cilit e dinë vetëm vendasit. Shumë prej aventurave havajane fillojnë në Honolulu, ku mund të marrësh një nga fluturimet e përditshme për në sihujt e havai dhe pas 20 minutash të gjendesh në Kauai. Këtu nuk mund t’i shpëtosh traditës havajane të luleve. Ngado që sheh ka gjelbërim. Nëse do të merrni një makinë me qira dhe lëvizini do të keni mundësinë të zbuloni mrekulli si tuneli i famshëm me pemë i Kauait, që është një kurorë pemësh me gjatësi më shumë se një kilometër, formuar nga ekualipte që u mbollën në autostradë rreth 520 shekuj më parë.
Plazhi i Xherikoakoarës
Mënyra e vetme për të zbuluar këtë palzh është duke kaluar lumen Koreau. Në sfond mund të shihni qytetin e Kamosimit: që do të thotë ose i jeni afruar destinacionit ose keni humbur rrugën. Me të kaluar lumen mund t’i hipni një makine të përshtashme për terren ranor. Nga gjërat më të bukura këtu janë dunat e rërës. Këtu mund të mahnitesh edhe nga kapoeira, që ndryshe njihet si arti marcial i kërcimit.