1.Sanibel Island, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ky ishull ndodhet në Gjirin e Meksikës dhe ka ndoshta plazhin më të famshëm dhe më të bukur të guaskave në botë. Rrymat në këtë zonë veprojnë si një lopatë që mbledh gjithë guaskat që gjiri trashëgon nga Deti i Karaibeve, disa prej tyre janë shumë të bukura dhe të padëmtuara.
Shumë hotele të zonës janë arreduar me mobilie dhe aksesorë të bëra nga guaskat e ishullit Sanibel.
2.Shell Beach, Shark Bay, Australia
Shark Bay bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndodhet në pikën më perëndimore të Australisë. Shell Beach gjendet 45 kilometra nga Denham dhe është një plazh i shndritshëm, i përbërë nga miliona guaska të vogla që arrijnë deri në 10 metra në thellësi dhe shtrihen përgjatë 70 kilometrave. Njëherë e një kohë, guaskat përdoreshin për të ndërtuar gjithçka, madje edhe muret e shtëpive në këtë zonë në Australi, disa prej të cilave mund t’i shihni edhe sot.
3.Playa Guiones, Kosta Rika
Ky plazh i bukur me guaska dhe i famshëm edhe për të bërë sërf, gjendet në zonën e Nosarës, në Provincën e Guanacaste, pranë Oqeanit Paqësor. Ka me miliona guaska, të të gjitha formave dhe ngjyrave. Është e rëndësishme të dini se guaskat mund vetëm t’i shihni dhe t’i fotografoni. Është rreptësisht e ndaluar që t’i merrni me vete.
4.Agios Dimitrios, Greqi
Ky plazh i gjatë jo shumë larg Athinës, është i bukur jo vetëm sepse është një kënd i vogël parajse, por këtu mund të gjeni pafund guaska të bukura shumëngjyrëshe, veçanërisht Clanculus corallinus e Ocinebrina edwardsi.
5.Barricane Beach, Devon, Britani e Madhe
Woolacombe është një vend popullor në veri të bregdetit të Devon dhe në jugperëndim të Anglisë. Këtu gjendet një plazh i famshëm me interes shkencor. Gurët e saj datojnë 400 milionë vjet më parë dhe janë plotësisht të mbuluar me fosile. Por ajo që tërheq më shumë turistët janë guaskat që mbulojnë bregdetin, të cilat i sjellin rrymat e gjirit nga detet e ngrohta të Karaibeve.
6.Shell Beach, Saint-Barthélemy, Antille
Edhe ishulli parajsor Saint Barthélemy ka plazhin e vet të guaskave, ku janë përqendruar miliona guaska të sjella nga rrymat detare që i shtyjnë në këtë plazh jo larg nga porti Gustavia, qendra kryesore e ishullit. Këtu, çuditërisht turistët mund të mbledhin guaska, mjaft të mos e ekzagjerojnë.
7.Albufeira, Portugali
Disa prej guaskave që mbulojnë një prej plazheve të Albufeira në Algarve janë fosile antike, që sipas ekspertëve, datojnë edhe 23 milionë vjet më parë. Ky është një plazh mjaft popullor. Për të gjetur ndonjë nga këto fosile duhet të prisni gjer sa turma e turistëve të largohet. Në këtë plazh nuk është e ndaluar që të mblidhni guaska.
8.Koh Thmei, Kamboxhia
Ky ishull i Kamboxhias gjendet në brendësi të Ream National Park dhe është thuajse i pabanuar, nëse nuk do të kishte një grusht vilash dhe një urë e vogël në të cilën zbarkojnë turistët. Plazhi mbulohet nga miliona guska nën hijen e palmave të mëdha të kokosit. Me pak fjalë, një parajsë tokësore.
9.Lido di Conchiglie, Salento
Emri vjen për shkak të faktit që në këtë plazh njëherë e një kohë kishte shumë guaska. Sot ka më pak, por është plazhi ku mund të gjeni më shumë guaska në Itali. Ky plazh gjendet në bregdetin e Jonit mes Santa Maria al Bagni dhe Rivabella, pranë Gallipoli.