Plazhi privat më i çuditshëm në botë

11/05/2018 1:36 PM 0 komente

Plazhi privat më i çuditshëm në botë ndodhet në fshatin bregdetar të Holbeton në lindje të Plymouth në rajonin Devon në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky plazh është ideal për të gjithë ata që duan të shkëputen plotësisht nga rutina e ngarkuar e ditëve të sotme. Këtu nuk ka valë për telefonat celularë dhe nuk ka energji elektrike (të cilën e zëvendëson një central me energji diellore).

Ai ndodhet i fshehur midis kodrave në fshatin bregdetar të Holbeton dhe mund të bëhet i juaji për vetëm 325 dollarë amerikanë / nata.

Pamjet e pjesës së brendshme të një shtëpize të vogël aty që ndodhet për të mirëpritur turistët, evidentojnë faktin se aty ndodhen disa prej gjërave më të domosdoshme, duke i krijuar edhe më shumë mundësinë turistëve që të jenë sa më pranë natyrës dhe ta eksplorojnë atë.

Kjo ka qenë edhe ideja e atyre që e kanë ndërtuar një shtëpizë të tillë, duke qenë se sipërfaqet e dritareve janë shumë të mëdha për të shijuar peizazhin e natyrës mbresëlënëse.

Duke qenë se në këtë shtëpizë mungon energjia elektrike, gatimi pasdite pasi ikën dielli mund të bëhet me gaz.

Kafshët shtëpiake dhe personat nën 18 vjeç nuk lejohen që të qëndrojnë në këtë shtëpi.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz