Kompania celulare “PLUS Communication” ka prezantuar së fundmi një ofertë të re për konsumatorët, përmes një fushate interesante dhe ngacmuese promocionale dhe për të cilën flitet jo pak. Në një intervistë, drejtueset e dy divizioneve, atij Operacional dhe të Markës dhe Komunikimit, “rrëfejnë” të pathënat e kësaj fushate publicitare.
Flet Avanthi Senaratne, drejtore e Divizionit Operacional dhe Vanova Gjicali, drejtore e Departamentit të Markës dhe Komunikimit.
Ju keni hedhur në treg një spot të ri publicitar në lidhje me ofertën “0 lekë përjetë”, që duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut, si lindi ideja për krijimin e tij?
Oferta “0 lekë përjetë” është një ofertë e veçantë, që ofron shumë benefite për klientët, prandaj ne zgjodhëm edhe sloganin “Një ofertë si në përralla” për të. Këtu u bazuam dhe për krijimin e fabulës së spotit, që duhet të ishte po aq i veçantë sa dhe vetë oferta. Ne u sollëm konsumatorëve një ofertë si në përralla, por njëkohësisht edhe reale, nëpërmjet një pjese të shkëputur nga një përrallë/legjendë e mirënjohur si ajo e Robin Hood. Ne mendojmë se ky spot, jo vetëm i përshtatet më së miri ofertës, por është edhe një risi krahasuar me të gjitha reklamat që tashmë janë në treg, risi, e cila mendojmë se i kishte munguar audiencës.
Përse zgjodhët pikërisht këtë personazh?
Robin Hood është një hero përrallash, i sjellë nga gojëdhëna, si një personazh i dashur e pozitiv, i cili vepron në emër të sakrificës për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi.
Megjithatë në spot, Robin Hood është tashmë klienti i ri i PLUS, i cili shfrytëzon këtë ofertë fantastike për të çuar më tej misionin ku së bashku me bandën e tij kursejnë shpenzimet dhe kanë më shumë për të shpërndarë tek ata që kanë nevojë, ndërkohë që vetë PLUS është një personazh i tretë, që nuk shihet fizikisht, por që është çelësi që i jep zgjidhje fabulës së spotit.
Ku është prodhuar dhe si është realizuar kjo reklamë?
Agjencia që ka realizuar konceptin kreativ dhe ka prodhuar këtë reklamë është “New Moment Albania”. Kjo agjenci ka qenë përgjegjëse edhe për gjetjen e aktorëve pjesëmarrës në spot, të cilët duhet të përshtateshin me fabulën, periudhën për të cilën flitet, si në pamje ashtu edhe në kostume. Reklama është realizuar në një pyll për të qenë më në harmoni me vetë skenarin e spotit.
Mendoni se reklamat që kanë në brendi të tyre mesazhe me humor janë një strategji efikase për arritjen te konsumatori?
Humori i bën njerëzit të ndihen mirë dhe përcjell pozitivitet. Sigurisht që një spot që arrin të përcjellë ndjenja pozitiviteti dhe humori te klientët është më efikas në tërheqjen e vëmendjes dhe zgjimin e kureshtjes dhe ky është hapi i parë. Por, që mesazhi të përcillet në mënyrë efikase, duhet që njëkohësisht të jetë i qartë dhe i thjeshtë dhe ne jemi përpjekur që gjithmonë t’i ruajmë këto kritere e ta përcjellim sa më mirë ofertën apo produktin tonë te klienti.
Në fakt, këto lloj reklamash, po përdoren gjerësisht veçanërisht në sektorin e telekomunikacionit dhe sistemit bankar, a mund të quhet një trend apo një strategji që jep efekte të shpejta dhe ndikon në krijimin e një marrëdhënieje të ngushtë me markën?
Besoj se ky trend, nëse mund ta quajmë të tillë, lidhet me faktin se gjithsecili kërkon të paraqesë një produkt apo ofertë në mënyrë sa më origjinale dhe interesante, si dhe të lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u mbajtur mend. Megjithatë, përveç efektit të reklamës, gjithçka varet edhe nga vlerat dhe karakteristikat e vetë produktit apo ofertës së reklamuar, sepse janë ato që përcaktojnë dhe natyrën e spotit.
A janë këto reklama më të përshtatshme edhe për stinën e verës apo koha nuk ka shumë rëndësi për mesazhin që përcillet?
Mendoj se gjithçka lidhet me natyrën e vetë produktit apo ofertës. Sigurisht që historia/fabula, elementet e dekorit, veshjet e personazheve si dhe ambientet e xhirimit lidhen me stinën kur do të luhet kjo reklamë, megjithatë elementi humor në vetvete, nuk varet nga stina, është thjesht një “gjetje” që të drejton te karakteristikat e produktit apo shërbimit që reklamohet.
Nëse keni marrë një reagim nga konsumatori, si ka qenë ai?
Nga të dhënat që na kanë ardhur nga dyqanet e PLUS, nga telefonatat te Shërbimi i Kujdesit për Klientin apo nga komentet në faqen e PLUS Communication në rrjetet sociale, ne kemi marrë komente mjaft pozitive nga konsumatorët. Reklama është pëlqyer dhe është shpërndarë prej tyre te miqtë e të afërmit për një kohë të shkurtër, por mbi të gjitha ajo që është më e rëndësishme dhe ka qenë edhe qëllimi ynë në krijimin e kësaj reklame është që oferta është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe tashmë është aktivizuar nga shumë klientë të rinj dhe ekzistues.
Cilat janë planet në vazhdim në lidhje me strategjinë e marketingut, çfarë gjetje të tjera duhet të presë publiku?
Më e rëndësishmja është se ne do të vazhdojmë të ofrojmë për klientët tanë produkte, shërbime dhe oferta të shkëlqyera dhe mjaft ekonomike. Sigurisht që edhe në komunikim do të jemi të kujdesshëm që t’i reflektojmë në mënyrë sa më origjinale dhe të qarta benefitet e tyre. Abonentëve tanë u premtojmë që nuk do t’i zhgënjejmë, sepse vetëm me PLUS, ata mund të KOMUNIKOJNË SHUMË E SHPENZOJNË PAK!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.