PNUD, evazioni fiskal 40%

28/05/2012 10:13 0 komente
biznese


Evazioni fiskal, ekonomia joformale dhe korrupsioni, vazhdojnë të rëndojnë mbi sektorin privat. Sipas një raporti të PNUD dhe institutit “Riinvest”, evazionit fiskal në Kosovë është rreth 40%, po aq sa paraqitet edhe punësimi në të zezë. Ekonomia informale llogaritet të jetë në rreth 25%  të PBB-së në Kosovë. Evazioni fiskal apo tatimpaguesit që fshehin të ardhurat janë problem serioz në vendet me zhvillim ekonomik në tranzicion. Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”  thotë se Kosova ka evazionin fiskal më të lart në rajon.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.