Lajmi i mirë: cokolllata është anti-karies, por vetëm në qoftë se është e zezë, deklaruan ekspertët e mbledhur në Romë me rastin e Kongresit Kombëtar të XXI të Kolegjit të Docentëve të Stomatologjisë, i cili përfundoi sot. Dentistët kanë shpalosur listën e ushqimeve që ‘shpëtojnë buzëqeshjen’ që parandalojnë prishjen e dhëmbëve dhe humbjen e smaltit.
Çokollata. Mund ta hani pa ju vrarë ndërgjegjia, sepse ajo përmban substanca antibakteriale që janë në gjendje të eleminojnë edhe dëmin e sheqerit të çokollatës. ‘Kakao e hidhur përmban agjentë natyrore antibakterial që parandalojnë ‘Streptococcus mutans’ të rpodhojë ‘glucan’, një substancë ngjitëse që ndihmon bakteriet ti ngjiten dhëmbëve duke formuar plakën (shtresë bakteresh) dhe duke krijuar kushtet që sheqernat të shndërrohen në acide që shkatërrojnë smaltin,” shpjegojnë ekspertët. ‘Konsumimi i cokollatës që është 80% e errët mund të zvogëlojë rrezikun e prishjes së dhëmbëve, veçanërisht nëse shmangni kosnumin e saj shoqëruar me ëmbëlsira të pasura me sheqer dhe karbohidrate’.
Mite për të mos i besuar. Çuditërisht, edhe kafja, vera dhe djathi i ndihmojnë dhëmbët të mos e humbin smaltin dhe të mos sulmuohen nga kariesi dhe plaka. Në vend të kësaj, konsumimi i pijeve të gazuara të buta, të cilat përmbajnë shumë sheqer dhe thartojnë zgavrën e gojës, duhet të kufizohen sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e frutave, birrën, verën e bardhë apo deri edhe mollën: ushqime acidifikese por që nuk duhen eleminuar krejtësisht, sepse ka rëndësi jo vetëm cfarë hani por edhe se si i konsumoni.