Departamenti i Policisë së Dubait është i pari që pajiset me njësitë e para të Hoverbike S3, motorët fluturues të cilët Hoversurf ia tregoi botës një vit më parë.
Ndër të tjera po flasim për një polici, makinat e së cilës janë të markave si Lamborghini, Bugatti, Bentley etj.
Policia e Dubait e vlerëson motorin fluturues të Hoversurf si një investim të denjë prej 150 mijë dollarësh një mjet. Një motor që mund ta blini edhe nëpërmjet paypal në faqen e kompanisë nëse keni dhe doni t’i shpenzoni menjëherë 150 mijë dollarë.
Hoverbike S3 përbëhet nga fibra karboni dhe peshon thuajse 115 kg. Shpejtësia maksimale është rreth100 km në orë. Mund të fluturojë për jo më shumë se 40 minuta, falë motorëve elektrikë dhe baterive prej litiumi.
Hoverbike mund të arrijë në “një lartësi fluturimi të sigurt” prej pesë metrash dhe FAA (Federal Aviation Administration) ka dekretuar që nuk është e nevojshme patenta e pilotit për ta përdorur.