Politika ekonomike e Donald Trump nuk ka qenë aq e keqe sa pritej

02/02/2018 10:00 PM 0 komente

Teksa bëhej gjithnjë e më e qartë se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale, në orët e para të 9 nëntorit të vitit 2016, tregjet financiare aziatike filluan të rriteshin.

Por vetëm pak orë pas shpalljes së fitores së tij, investitorët ndryshuan qëndrim, shkruan The Economist. Sipas arsyetimit të tyre, Presidenca Trump do të nënkuptonte uljen e taksave, derregulim dhe shpenzime mbi infrastrukturën, e thënë me fjalë të tjera, rritje më të madhe. Por edhe pasi ka kaluar një vit pas marrjes së detyrës, ky arsyetim duket se është i justifikuar.

Edhe ato pak frika që ekzistonin në lidhje me politikën ekonomike të z. Trump, tashmë thuajse nuk ekzistojnë më. Për disa, rritja ekonomike, e cila tejkaloi 3% në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2017, e kombinuar me paga më të larta të punëtorëve, janë faktorët tregues të mbajtjes së premtimeve të bëra nga z. Trump për të fuqizuar ekonominë amerikane.

Në të vërtetë, z. Trump ka përfituar edhe nga një rritje globale e ekonomisë, e cila ka rritur si besimin ashtu edhe bursat në të gjithë botën e pasur. Periudha në të cilën ai erdhi në pushtet konsiderohet me fat, kryesisht për sa i përket tregut të punës, sepse niveli i papunësisë ishte në 4.8% dhe me tendencë rënieje në 4.1%. Rritja e nivelit të pagave dhe besimi më i madh i konsumatorit janë një rezultat i natyrshëm i kësaj situate. Megjithatë, z. Trump nuk ka ndikuar në uljen apo ngadalësimin e rimëkëmbjes ekonomike.

Idetë e tij më të këqija, veçanërisht në lidhje me tregtinë, janë ende në formën e drafteve. Nuk ka pasur asnjë taksë shtesë mbi importet kineze apo ato meksikane, gjithmonë referuar kërcënimeve të tij gjatë muajve të parë të pushtetit. Në prill të vitit të kaluar, Presidenti deklaroi se do ta nxirrte Amerikën nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), lëvizje e cila u konsiderua si shkatërrimtare për shumë firma. Por ai iu largua këtij vendimi dhe të publikuar pa bërë shumë zë, dhe në vend që marrëveshja të merrte fund, ai e nënshkroi atë përsëri.
Në mënyrë të ngjashme, edhe kërcënimet aktuale të z. Trump për ta tërhequr vendin nga një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, tani duken si një mashtrim në dritën e diellit. Bisedimet për ta ndryshuar këtë marrëveshje dhe në veçanti klauzolat e saj në lidhje me makinat, filluan më 5 janar të këtij viti.

Fusha të tjera të politikës tregtare janë zhvendosur, por pa lënë ato pasoja që mendohej. Edhe pse Amerika ka bllokuar emërimet gjyqësore në organin e apelit të Organizatës Botërore të Tregtisë, lëvizje e cila sigurisht që pati pasoja shkatërrimtare, por jo në një nivel ndërkombëtar të tregtisë, që në fakt i frikësoheshin shumë vetë. Ka pasur edhe disa ndryshime, por ato kanë qenë thjesht sa për të ndryshuar fasadën, sesa për të thënë që ka pasur ndryshim. Kohët e fundit Shtëpia e Bardhë ka qenë në qendër të vëmendjes kryesisht për shkak të disa mosmarrëveshjeve tregtare, të cilave në të kaluarën nuk do t’u kushtohej shumë rëndësi.
Ndryshimet e moderuara nuk kanë qenë vetëm në drejtim të tregtisë, por edhe në sfera të tjera, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë parashikimet e shumë personave.

Shkurtimet e taksave të cilat z. Trump i miratoi gjatë dhjetorit të kaluar, kanë qenë më të kufizuara në krahasim me premtimet e tij në fushatën zgjedhore. Kostoja e tyre (në të ardhurat e humbura) vlerësohet rreth 1.5 trilionë dollarë gjatë një dekade, përpara se të llogaritej edhe efekti i tyre në rritjen ekonomike. Ndërsa sipas Organizatës së Qendrës së Politikave Tatimore, propozimet e fundit të fushatës së z. Trump do të arrinin vlera rreth katër herë më të larta.
Ndër të tjera, Presidenti hoqi dorë edhe nga një normë e ulët tatimore për korporatat prej 15%, duke e çuar atë në 21%. Megjithatë për sa i përket shkurtimit të taksave ka ende për t’u bërë, sepse momentalisht ekonomia nuk ka nevojë për stimuj fiskalë, prandaj masat e ndërmarra në këtë drejtim kanë qenë të pakta.

Por gjithsesi, ato duhet të kenë një ndikim në rritjen ekonomike, gjithmonë edhe në varësi të forcimit që Rezerva Federale do t’i bëjë politikës monetare në kundërpërgjigje.
Kjo mund të varet nga Jerome Powell, i emëruari nga z. Trump në krye të Rezervës Federale, që prej muajit shkurt të vitit të kaluar.
(Emërimi i z. Powell ishte shembulli tipik i një qasjeje moderne. Pritshmëritë janë që edhe ky të vazhdojë në të njëjtën linjë me atë të Janet Yellen).

Për sa i përket rregullores, z. Trump i ka qëndruar shumë pranë retorikës së premtimeve të tij në fushatën elektorale. Asnjëra prej agjencive qeveritare nuk po shkruan më rregulla të reja. Plani për gjenerimin e energjisë së pastër, rregulli kryesor i mbrojtjes mjedisore të Presidentit Barak Obama, po zbehet. Administrata i jepte të drejtë z. Obama që të propozonte rregullore mbi pagesën e punëtorëve jashtë orarit të punës, si dhe të vononte rregulloret e reja për të gjithë ata që do të dilnin në pension. Një numër i madh rregullash janë shtyrë për t’u zbatuar më vonë ose thjesht janë zbehur aq sa thuajse nuk ekzistojnë më fare.

Edhe pse në një nivel shumë të ulët, derregullimi i ka ndihmuar pronarët e bizneseve që të fuqizohen. Është ende herët që ekonomia nën drejtimin e z. Trump të shkojë keq. Negociata e NAFTA-s duhet të përfundojnë përpara se cikli elektoral meksikan të përshpejtohet në mes të shkurtit, por kërkesat e Amerikës janë keqkuptuar. Afatet ligjore po afrohen dhe z. Trump mund të vendosë së shpejti edhe tarifa në të gjitha produktet elektronike kineze, si një formë ndëshkimi për vjedhjen e pronës intelektuale amerikane.

Por nëse ekziston mundësia që një fatkeqësi tregtare të shmanget, atëherë perspektivat për ekonominë në vitin 2018 priten të jenë të mira. Edhe kërcënimet që ekzistojnë përtej Uashingtonit janë të pakta. Madje administrata mund të bëjë edhe disa investime të nevojshme infrastrukturore. Parashikuesit pesimistë, të cilët gabuan në lidhje me vitin 2017, këtë vit duhet të tregohen dyfish më të kujdesshëm që të mos bëjnë të njëjtin gabim.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz