Pop.Up, makina e së ardhmes që shndërrohet në dron

20/03/2017 4:09 PM 0 komente

Airbus prezantoi në Motor Show në Gjenevë, Pop.Up, një makinë (për momentin është koncept) e cila mund të shndërrohet në një dron, e gjitha elektrike dhe me vetëdrejtim

Deri pak vite më parë, Airbus ishte e famshme vetëm për aeroplanët e saj. Por, kohët e fundit, kompania franceze po diversifikon interesat e saj dhe po prodhon automjete vërtet të veçanta.

 

Airbus prezantoi në Motor Show 2017 në Gjenevë, Pop.Up, një koncept unik në llojin e tij, që mund të shndërrohet në një dron në pak kohë. Ndër të tjera, makina nuk ka timon. Pop.Up është një makinë me vetëdrejtim dhe përdor inteligjencën artificiale për të vendosur se cila është rruga më e mirë që duhet ndjekur.

4

Pop.Up është makina e menduar për lëvizjet e së ardhmes. Rrugët e qyteteve do të kenë gjithnjë e më shumë trafik dhe njerëzve do t’u duhet të punojnë edhe gjatë rrugës nga shtëpia për në punë: për këto arsye është e nevojshme të përdorësh një makinë me vetëdrejtim, që mund të përdorë si rrugët e qytetit, si “autostradat” e qiellit. Pop.Up mund të shndërrohet në pak kohë në një drone dhe të marrë rrugën e qiellit për të arritur në destinacion.

5 - 3 pjese

Pop.Up përbëhet nga tre pjesë të ndryshme: kapsulën që mirëpret dy pasagjerët, rrotorin me katër helika dhe një modul tokësor me rrota. Në varësi të nevojës mund të përdoret një prej moduleve. Në brendësi të kapsulës ka vend maksimumi për dy persona.

Pop.Up është tërësisht elektrike dhe mjafton ta lidhni te kolona për ta karikuar.

6-kapsula

Makina nuk emeton asnjë lloj gaz të dëmshëm në mjedis.
Përdoruesit madje nuk do t’i duhet të humbë kohë për ta drejtuar – mendon për gjithçka inteligjenca artificiale. Kroskoti është i përbërë nga një ekran i madh, me të cilin pasagjerët mund të bashkëveprojnë për të zgjedhur destinacionin final dhe të zbulojnë se çfarë dyqanesh ka në atë zonë.

Për të çuar përpara këtë projekt, Airbus i ka kërkuar ndihmën kompanisë italiane Italdesign. Për momentin, kjo makinë është vetëm një koncept dhe do të duhen disa vite para se ta shohim në rrugë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz