PORSCHE CAYENNE

09/04/2018 2:00 PM 0 komente

I rishikuar deri në bulonin e fundit, gjenerata e tretë e Suv-it nga Zuffenhausen, ofron elementë teknikë të nivelit të lartë, që edhe një herë e vendosin atë në krye të kategorisë

 

Ka pak nga modeli 911 dhe shumë nga Panamera në Cayenne-n e ri. Pozicioni i drejtuesit është ai i zakonshmi, me këmbët gjysmë të shtrira, me timon të vogël dhe vertikal, si dhe me takimetrin analogjik të nxjerrë në pah. Por përveç kësaj, gjithçka rreth e rrotull është e re dhe ndikimi është i dukshëm. Në anët e takimetrit, janë dy ekrane 7 inç, të dy plotësisht të rikonfigurueshëm, të cilët informojnë drejtuesin për gjithçka që ka nevojë të dijë lidhur me funksionimin e makinës dhe sistemeve në kabinë, ndërsa në mes të kroskotit është një tjetër ekran i madh 12.3 inç, i kushtuar i gjithi sistemit multimedial. i cili padyshim, është i pajisur me një kartë Sim të vetën, për të qëndruar gjithmonë i lidhur me rrjetin.

Motori V6 bi-turbo 2.9 litra, ka cilindratë 440 kf, 20% më shumë se modeli paraardhës “tremijë e gjashtë” dhe moment përdredhës 550 Nm. Por përtej numrave që sigurisht janë të rëndësishëm, motori V6 spikat për “agresivitetin” e tij dhe progresionin, falë të cilit zgjatet dhe arrin, në një çast, regjimet më të larta, të shoqëruara nga një fonogramë e denjë për emrin Porsche. Ai shtyn fort dhe “ulërin” edhe më tepër: me pak fjalë, një motor i madh, i cili gjen tek kambio Tiptronic me tetë marshe, një bashkëpunëtore të vlefshme.

Normalisht, 550 Nm përfundojnë pothuajse të gjitha tek rrotat e pasme, të cilat në këtë version, janë më të gjera se ato të parat, por me humbjen minimale të fërkimit me asfaltin, momenti përdredhës rrjedh progresivisht drejt të parave, në mënyrë që të sigurojë vazhdimisht tërheqje maksimale. Modeli Cayenne S, sipas kërkesës, mund të pajiset me suspensione aktive me ajër (Pasm), të cilat kanë dhoma ajri 60% më të mëdha. Në këtë mënyrë, teknikët gjermanë, kanë arritur të zgjerojnë rrezen e punës së sustave dhe të përfitojnë fleksibilitet më të madh.

Nëse gjithë këtyre i shtojmë boshtet aktive, tashmë të manovruara nga komanda elektrike (shumë më të gatshme se ato të mëparshmet, hidraulike) përmes një qarku të veçantë 48 volt dhe katër rrotave drejtuese (të trashëguara nga Panamera), arrihet një drejtim edhe më i saktë dhe dinamik. Kështu, hyrja në kthesë është e shpejtë dhe e prerë, nënkthimi thuajse nuk ekziston, mbështetja tek rrotat e jashtme është shumë e fortë, dhe në dalje, kur zhytet këmba në gaz, ndihet pjesa fundore që duket sikur tenton të hapet, duke dhuruar kësisoj kënaqësinë e drejtimit mbrapa.

 

CAYENNE S

Të dhëna teknike

Motori
•V6 turbobenzinë
•Cilindrata 2.894 cm3
•Fuqia maksimale 324 kW (440 kf) në 5.700 xhiro/min
•Momenti përdredhës maks. 550 Nm nga 1.800 në 5.500 xhiro/min

Transmisioni
•Traksion integral
•Kambio automatike me 8 marshe

Performanca
•0-100 km/h 5,2 s
•Konsumi mesatar 10,9 km/l

Përmasat dhe pesha
•Hapi 290 cm
•Gjatësia 492 cm
•Gjerësia 198 cm
•Lartësia 170 cm
•Pesha 2.095 kg

Çmimi
•98.118 €

AERO… SHOCK

Tek modeli i ri Cayenne, ka një spoiler të lëvizshëm, të vendosur mbi dritaren e pasme, që ngrihet dhe anohet automatikisht me 6 gradë, kur shpejtësia i tejkalon 160 km/orë. Duke zgjedhur me anë të dorezës në timon në modalitetin Sport plus, pjerrësia arrin deri në 12,6 gradë. Në rastin kur frenohet papritur në shpejtësi më shumë se 170 km/h, spoileri shndërrohet në një fren aerodinamik të vërtetë (anohet me 28,2 gradë). Kjo tërheqje e qendrës aerodinamike përmirëson dukshëm stabilitetin. Sipas kompanisë, në një frenim me 250 km/h, distanca e ndalesës zvogëlohet deri në 2 metra.

PORSCHE 911 GT2 RS

ASNJЁHERЁ NË NJË NIVEL KAQ TË LARTË

Kompania e quan “The ultimate driving machine” dhe, në fakt, me 700 kf dhe shasinë që ka shumë ngjashmëri me atë të modelit të garave 911, nuk ka asnjë dyshim. Jashtëzakonisht i aftë për të menaxhuar pengesat, modeli GT2 RS, të bën të kuptosh në një çast të vetëm, dallimin mes ngarjes dhe pilotimit: nëse di të ndërveprosh me timonin, ajo të merr për dore e të shoqëron në zbulime të reja. Përveçse janë shumë, kf-të, përfundojnë të gjithë tek rrotat e pasme dhe kjo jep një shije të veçantë. Midis karrocerisë dhe shasisë, ka shumë detaje të montuara mbi elemente metalike si në një makinë garash. Me pak fjalë, kjo gjë përbën absolutisht një risi, për një Porsche të projektuar për të ecur në rrugë.

911 GT2 RS
Të dhëna teknike

Motori
•B6 biturbobenzinë
•Cilindrata 3.800 cm3
•Fuqia maksimale 515 kW (700 kf) në 7.000 xhiro/min
•Momenti përdredhës maks. 750 Nm nga 2.500 në 4.500 xhiro/min

Transmisioni
•Traksion në rrotat prapa
•Kambio automatike me 7 marshe

Performanca
•0-100 km/h 2,8 s
•Konsumi mesatar 8,5 km/l

Përmasat dhe pesha
•Hapi 245 cm
•Gjatësia 455 cm
•Gjerësia 188 cm
•Lartësia 130 cm
•Pesha 1.470 kg

Çmimi
•293.700 €

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of