Ristilim në gjysmë të jetës për modelin suv të Zuffenhausen, e cila vjen me armë vërtetë të mprehura. Drejtim shumë më përfshirës dhe sistem i ri multimedial
Pas pesë vjetësh, duhet një rifreskim. Pak ndërhyrje – fenerët dhe kolektorët e ajrit të përparme, pjesa fundore me fashon me stil 911, pjesa anësore me kontrast ngjyrash – kështu paraqitet Macan. Kjo, për shkak se baza ishte, dhe vazhdon të jetë, jashtëzakonisht e vlefshme si nga pikëpamja teknike, edhe nga ajo stilistike.
Me disqet e mëdhenj 21 inç dhe gomave të ndryshme ndërmjet dy akseve, modeli gjerman suv është tashmë edhe më agresiv dhe tërheqës, pra në thelb gjithnjë e më shumë 911. Në pjesën e brendshme vërehet ekrani i madh me prekje 10.9 inç, nga i cila menaxhohet sistemi i ri multimedial Pulse-code modulation (PCM), i pajisur me komanda zanore inteligjente (Voice pilot) dhe aplikacione të dedikuara.
E FUQISHME DHE E SHPEJTЁ
Motori V6 fiton 14 kf dhe disa Njutonmetra, të cilat në rrugë përkthehen në një drejtim të këndshëm dhe zbavitës: ai shtyn mirë dhe zgjatet me vendosmëri përtej regjimit maksimal të fuqisë, i shoqëruar nga një tingull mjaft përfshirës. Por megjithatë, është ekuilibri i përgjithshëm ai që befason. Shasia, sistemi i drejtimit dhe frenat, funksionojnë në harmoni të përsosur me kombinimin motor-transmision, kështu që Macan, futet nga një kthesë tek tjetra me shkathtësinë dhe saktësinë e një veture sportive të vërtetë. Dhe me një lehtësi të paparë.
Sistemi multimedial, i gjithi i rinovuar, menaxhohet me një ekran me prekje 10.9 inç. Në timon është integruar rrotulla “Mode”, me të cilin përzgjidhen katër konfigurime: Comfort, Sport, Sport + dhe Individual
MACAN S
Të dhëna teknike
Motori
• V6 turbobenzinë
• Cilindrata 2.995 cm3
• Fuqia maksimale 260 kW (354 kf) në 5.400 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 480 Nm nga 1.360 në 4.800 xhiro/min
Transmisioni
• Traksion integral me aktivizim automatik
• Kambio automatike dopio friksion me 7 marshe
Performanca
• Shpejtësia maksimale 254 km/h
• 0-100 km/h 5,1 s
• Përshkueshmëria mesatare 11,6 km/l
Përmasat dhe pesha
• Hapi 281 cm
• Gjatësia 470 cm
Gjerësia 192 cm
Lartësia 162 cm
• Pesha 1.865 kg
Çmimi
• 67.497 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.