Porti i Rjjeka në veri të Adriatikut të Kroacisë , që është duke shpresuar që të rritet shpejt në drejtim të vëllimit të mallrave sidomos që kur vendi u bë anëtar i Bashkimit Evropian , ka filluar të ketë frikë konkurrencën e portit të Pireut në Greqi. Falë menaxhimit të tij kinez , ai është duke u bërë shpejt një nga portet kryesore të Mesdheut. Edhe portet Koper në Slloveni dhe ai i Triestes në Itali gjithashtu kanë filluar të ndjejnë konkurrencën e papritur të Greqisë. Treni i parë mallrave që u nis nga porti i Pireut kaloi pranë Athinës javën e kaluar më pas në Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të arritur në Pragë . Nëse marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet hekurudhave serbe dhe gjigandit nga Hong Kong, Cosco , që është menaxhues i të dy terminaleve, do të firmoset, treni duhet të veprojë në baza ditore.