Në Portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-prill të 2016-ës tragetet e linjave transportuan 16% më
shumë udhëtarë dhe 2% përqind më shumë mallra në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga të dhënat statistikore mësohet se të gjithë treguesit e transportit me tragete janë më të lartë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës –Trieste e kthim kanë transportuar gjithsej 174.131 udhëtarë, ose 23.566 udhëtarë më shumë se në 4 muajt e parë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje nga Durrësi është rritur me përkatësisht 22 dhe 11
përqind, dhe rritje prej 23 dhe 30% ka pasur edhe transporti i autoveturave.
Në katër muajt e parë të këtij viti tragetet kanë kryer 325 lundrime, ose 28 më shumë se
sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve të huaj që preferojnë tragetet në katër muaj ka arritur në 36.575 ose 22% më shumë se në vitin e kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i udhëtarëve
shqiptarë ka arritur në 122.731, ose 13% më shumë se në 4-mujorin e parë të vitit 2015.
Tragetet kanë transportuar 32.804 autovetura, me një rritje prej 6.813 njësi. Ndërkaq 247,861 ton mallra janë trasportuar nga tragetet me 21671 kamjonë dhe trajlera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.