Gjatë vitit 2015 shkëmbimi i mallrave me anije nga porti i Durrësit ka vijuar në 16 vende të ndryshme të globit, nga shtetet fqinje deri në SHBA.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, mallrat e shkëmbyera me anije tregtare me portet e Turqisë arritën në 29%të volumit të përgjithshëm, duke u ndjekur më pas nga Rusia me 22% përqind, Egjipti me 12% dhe Libia me 10% .
Sipas statistikave , anijet tregtare sollën në Durrës 977 mijë ton mallra importi, ndërsa eksportuan drejt porteve të tjera me 360 mijë ton mallra.
Porti i Durrësit gjatë vitit të kaluar ka kryer shkëmbime me 66 porte në vende të
ndryshme të botës.
Turqia, me 22 portet e saj që shkëmbejnë mallra me Durrësin dhe anasjelltas kryeson me 383 mijë ton listën e mallrave me anije, duke lënë në vendet nga i dyti te i katërti vende si Rusia, Egjipti dhe Libia.
Më pas vijnë Italia, me 7 përqind të sasisë së përgjithshme të mallrave me anije; Greqia, Ukraina dhe SHBA me nga 4 përqind secila, e më pas Kina dhe Kroacia me nga 3 përqind të sasisë së përgjithshme të mallrave me anije tregtare.
Rusia është në vendin e parë për sasinë e mallrave të importit, me 288 mijë ton.
Eksportet udhëhiqen nga Egjipti me 130 mijë ton mallra shqiptare gjithsej.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.