Në periudhën janar – tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 1547 mjete lundruese të tipeve të ndryshme ose 66 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Po në këtë terminal janë ankoruar 891 tragete (78 më pak se sa në vitin e kaluar) me 670 mijë udhëtarë dhe 612 mijë ton mallra gjithsej.
Po sipas të dhënave të Autoritetit Portual, në kalatat 4 dhe 5 janë ankoruar 12 kroçera dhe velierë luksozë me 8,227 turistë nga 22 vende të botës. Anijeve turistike i shtohen edhe 213 jahte.
Në po të njëjtën periudhë në terminalin e Mallrave të Përgjithshme janë ankoruar 218
anije, 188 nga të cilat kanë sjellë mallra importi.
Ndërsa në terminalin e Kontejnerëve janë ankoruar 151 anije të specializuara me 85.700 TEU (njësi kontejnerike) gjithsej, si dhe 62 anije të tjera, 26 nga të cilat me mallra eksporti janë përpunuar në terminalin Lindor.
Gjatë 10 muajve të parë të vitit në portin e Durrësit janë përpunuar 2 milion e 846 mijë ton mallra gjithsej.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.