Muaji gusht i vitit 2014-të ka njohur një rritje të volumit të punës me 7% më shumë mallra të përpunuar, sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 23.123 ton mallra më shumë se muaji gusht i 2013-ës.
Eksportet përgjatë muajit gusht të këtij viti, kanë pasur një rënie me 4% ose 6.104 ton mallra më pak të eksportuara, kjo si rezultat kryesisht i pakësimit të volumit të mallrave të eksportuara me kontenierë, sesa i njëjti muaj i një viti më pare(2013).
Ndërkaq, importet janë rritur me 19% ose 29.227 ton mallra më shumë të importuar sesa gushti i vitit të kaluar dhe kryesisht të mallrave si grurë, çimento, skrap, plehra kimik, etj.
Sipas statistikave krahasimore të raportuara nga Autoriteti Portual Durrës, vërehet një rritje e volumit të punës krahasuar me të njëtën periudhe e një vitit më parë edhe si 8-mujor, i cila është 4% ose 89.793 ton mallra më shumë të përpunuara gjatë periudhës janar-gusht 2014-të.
Eksportet kanë pësuar rënë më 1% ose 8.716 ton mallra më pak të eksportuara sesa e njëta përiudhë e 2013-ës. Gjatë 8-mujorit të pare të vitit 2014 vërehet një rritje e ndieshme e volumit klinkerit të eksportuar, mineral I kromit, dhe eksporti I llamarinave dhe prokateve . Ndërsa, volumi I mallrave të eksportuar me kontenierë ka qënë më pak se po e njëjta periudhë e vitit 2013-të.
Periudha janar-gusht 2014-të tregon se, nga Porti I Durrësit kanë hyrë 98.511ton mallra ose 8% më shumë se e njëta periudhë e një viti më pare. Mallrat të cilat kanë shënuar rritje kanë qenë çimento, skrap, qymyri, plehrat kimik si dhe melamina.
Treguesit statistikor pohojnë se, gjatë 8-muajve të pare të 2014-ës, në kalatat e Portit, në total, janë përpunuar 2,515,560 ton mallra, nga këto kanë 1,159,524 ton mallra kanë dale (eksportuar) nëpërmjet Portit të Durrësit dhe 1,356,036 ton mallra kanë hyrë (importuar).
Gjatë muajit gusht 2014 në terminalin e kontenierëve janë përpunuar 11,355 TEU (8,173 bokse) ose 795 TEU më shumë se e njejta periudhe e një viti më pare.Ndësa si 8 mujor viti 2014 kapsur një rënie prej 2,814 TEU ose 3.88% më pak.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.