Përgjatë tre mujorit të parë të vitit 2014-të në kalatat e Portit të Durrësit u përpunuan 41,281 ton mallra më pak, sesa e njëjta periudhe e një viti më parë. Këtë e tregojnë statistikat e bëra publike nga drejtoria e Autoritetit Portual Durrës, që pohojnë se nga anijet dhe tragetet janë përpunuar 760,358 ton mallra gjithësej, ose 5 % më pak se sa në tre mujorin e parë të vitit paraardhës.
Raporti statistikor tregon se eksportet kanë shënuar një ulje me 15 % krahasuar me tre mujorin e 2013-ës, duke zbritur në shifrën e 329,723ton mallra ose 58,742ton më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Duke ju referuar të dhënave, rezulton se janë Importuar 430,635 ton mallra, çka tregon një një rritje me 4 % ose 17,461ton mallra më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë, përgjatë të cilit (tre mujori 2013)janë importuar 413,174 ton mallra.
Në total gjatë tre mujorit të parë të 2014-ës janë përpunuar 760,358ton mallra nga këto 586,144ton janë mallra të ndryshme të ardhura me anije vendase dhe të huaja ndërsa 174,214ton janë përpunuar (ngarkuar/ shkarkuar) me tragete. Duke ju referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë treguesit janë 801,639ton në total ng/shk nga këto 637,116ton janë ng/shk me anije vëndase dhe të huaja dhe 164,523ton me tragete.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.